Teksa ka prezantuar projektin e furnizimit me ujë në zonën e Dumresë, kryeministri Rama është përballur edhe me komentet e qytetarëve të cilët i shprehin shqetësimin për zonat ku jetojnë.
“Shkoni e shikoni edhe fshatrat e komunes se Balldrenit Lezhe qe kan 30 vjet qe se shohin nje pik uje te pishem.TURP”, i shkruan qytetari.
“Turpin ta mbajne ata qe e kane dhe mos e perdor si fjale kur sheh nje pune qe behet, sepse ka plot fshatra jo vetem ne Balldren qe e kane kete hall, po as po rrime kot as mund te mbyllen ne 7 vjet gropat e 100 vjeteve!”, i përgjigjet Rama.
“Fundi jot do të jetë më i keq se i Fatos Nanos”/
Ndërsa një qytetare e kërcënon kryeministrin Rama duke i shkruar se fundi i tij do të jetë më i keq se i Fatos Nanos.
“Na ke premtu qe, nese dote Arije qe , te zgjidhje problemin e humbjeve ne Rrjetin Elektrik nga mos pagesat, ti dote beje 10.spitale ne Vit..
Dhe tashme askush nuk guxon te mos paguaj faturen e energjis ,pasi ti Edvin rama e fut ne Burg..
Pse ske Bo as gjysem spitali.? Ti More Edvin je Vec Per Mashtrim. Fundi Jot More Edvin Do jet Ma keq se ai i Fatos Nanos. Qe te sodhi ka parisi me thonj te pa Prera dhe me Brek te Grisura. Per Mashtrusa si ty,more Edvin jeta esht si Piramidat qe ju Komunistet sajuat ne 94-97.. .”, i shkruan një qytetare.
Pas këtyre sharjeve dhe iofendimeve i menjëherëshëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama.
“Faleminderit per gjithe keto sharje, po qe ta dish ne burg nuk futet e nuk eshte futur askush pse nuk paguan dritat, po vetem kush e vjedh energjine, ndersa spitalet vec kush nuk do te shikoje nuk i sheh, se jane ndertuar e po ndertohen edhe tani qe flasim. Ndersa fundin tim e kam degjuar ka shume vite nga ata qe degjon ti, se sa i keq do te jete, por fatmiresisht as ata as ti nuk keni ne dore asgje tjeter pervecse te shani e te mallkoni, prandaj te sugjeroj miqesisht t’i respektosh me shume prinderit e tu qe te kane edukuar se si komunikohet me njerezit dhe t’i degjosh me pak ata qe degjon!”, i përgjigjet Rama.