• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kriza në Bjellorusi, kryeministri Rama merr pjesë në Këshillin Special në Vjenë, shpreh gatishmëri për ndërmjetësim

August 26, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Kryeministri i vendit, Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE do të jetë pjesë e Këshillit Special që do të mbahet të premten në Vjenë, në fokus të së cilit do të jenë zhvillimet e fundit në Bjellorusi.

Tre ditë përpara kësaj vizite, Kryesia e OSBE rithekson se oferta për një takim në Bjellorusi vijon të mbetet në tryezë. “Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE. Propozimi i Ramës në cilësinë e kreut të OSBE për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve që nxorën fitues diktatorin Lukashenko, por që sollën valën e protestave masive duke u përshkallëzuar, erdhi më 17 gusht.

Megjithatë, mësohet se për realizimin e këtij takimi pritet konfirmimi i presidentit vendas Lukashenko. Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar pas zgjedhjeve u mbështet edhe nga SHBA, BE, që nxisin palët për dialog, por edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron.

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

Dy ditë më parë edhe Gjermania mbështeti propozimin e kryeministrit Edi Rama si kryesues i OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Qeveria gjermane nëpërmjet zëdhënësit të saj i bëri thirrje Presidentit Lukashenko që të pranojë ofertën e deklaruar për dialog mes palëve nga kryeministri Rama. “Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm.

Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet të ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kryesuesin e OSBE, zotin Edi Rama, i cili ka treguar gatishmërinë e tij, ka ofruar ndërmjetësimin për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët në Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre”, tha ai.

Next Post

Idajet Beqiri: Ilir Metën e pret fund tragjik, nuk do t’i gëzojë dot paratë e korrupsionit, po vuan shumë v.dekjen e Millosheviçit dhe plakjen e Berishës

“Do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake”! Rama "thumbon" opozitën që në mëngjes: Ky është dallimi! Rruga e Kombit vazhdon të ndërtohet!

Amerikanët rrëzojnë puçin anti-reformë të politikës përmes rekomandimeve të Venecias, Meta-Ruçi tërhiqen nga planet, KED shtyn konkluzionet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved