• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paga e luftës, Ministria e Financave bën bilancin, ja sa qytetarë e kanë përfituar dhe sa ishte kostoja nga buxheti i shtetit

August 27, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Janë 172,473 punonjës që u është paguar bonusi prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare, mbështetje ndaj pandemisë.

Deri tani janë paguar 6.89 miliardë lekë, nga 8.5 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në statistikat e saj për pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e përfituesve i përkasin masës së parë, që përfshin subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Referuar të dhënave në total kanë aplikuar 55 mijë subjekte. Për 48 mijë subjekte është miratuar kërkesa, ndërsa për gati 47 mijë subjekte është paguar shuma. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ende të hapur deri më 31 gusht procedurën e korrigjimit të të dhënave për ata punonjës që për shkak të deklarimeve gabim ende nuk e kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, duke u dhënë atyre mundësinë të korrigjojnë të dhënat e tyre në llogaritë personale të e-filling të punëdhënësve.

Paketa e II e mbështetjes për qytetarët e prekur në punën e tyre për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, përfshinte subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata që ishin në punë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së, mbështetje për të larguarit nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj, subvencionimi i pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit dhe mbështetje për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, pra punonjës me pagë nën 100 mijë lekë në muaj.


        
 
Next Post

Një e vërtetë e fshehur historike e ‘Revolucionit grek’, që krijoi një shtet me gjysmën e territoreve shqiptare dhe gjysmën e popullsisë shqiptare

Sot bëjnë si patriotë: Kur Berisha dhe Meta mbrojtën paktin e firmosur nga Basha në Gjykatën Kushtetuese

Vatra e re e krizës në Evropë, DW: Greqia dhe Turqia vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Gjermania paralajmëron se manovrat ushtarake nuk i shërbejnë paqes

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In