• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhjet e 2021 vendimtare për PS-PD, Statuti detyron Ramën të dorëhiqet nëse humb, Basha i rrezikuar nga kritikët, hyn në lojë bashkëqeverisja

August 31, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë vendimtare mbi të ardhmen e politikës shqiptare. Që tani forcat kryesore kanë nisur punën dhe pritet të kemi një betejë të nxehtë politike.

Por duket se këto zgjedhje do të përcaktojnë dhe fatin e dy liderëve kryesorë, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Në varësi të përfundimit të zgjedhjeve do të varet dhe vijimi i karrierës së tyre si kryetarë partish. PS synon një mandat të tretë, por nëse në zgjedhjet e 2021 kjo parti merr më pak vota se PD, atëherë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe duhet të largohet nga funksioni i kryetarit. Një gjë e tillë është e përcaktuar në nenin 35 të statutit të PS. “Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet.

Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. Jep dorëheqjen; b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme; c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Në rastin e germës “b”, kryetari i partisë është i detyruar të japë dorëheqjen, në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së Kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të kryetarit.

Në rast të pikave “b” e “c”, ish-kryetari i partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri. Kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant, brenda 30 ditëve thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë”, thuhet në statut. Pra, nëse PS nuk del forcë e parë politike, atëherë karriera e kryeministri Rama merr fund. Megjithatë mbetet të shihet pasi PS në pjesën dërrmuese të zgjedhjeve ka dalë forcë e parë, por jashtë qeverisë e kanë mbajtur koalicionet e PD.

Situata në PD

Një situatë aspak e lehtë duket edhe në kampin opozitar. Këto zgjedhje do të përcaktojnë padyshim fatin e Lulzim Bashës, pasi edhe për të ato janë jetë a vdekje. Deri më tani Basha ka humbur 2 palë zgjedhje, në 2015 (vendore) dhe në 2017, ndërsa zgjedhjet e 2019 i braktisi. Nëse do të humbasë dhe zgjedhjet e 2021 atëherë sigurisht që kostoja do të jetë shumë e madhe për të, pasi janë 4 zgjedhje të humbura (njëra në tavolinë) dhe në disa raste për faj të tij.

Në 2017 Basha bëri paktin me Ramën dhe sigurisht përgjegjësia më madhe binte mbi të. Zgjedhjet e 2021 janë akoma dhe më vendimtare pasi kemi dy arsye: së pari u dogjën mandatet. Djegia e mandateve u bë pikërisht për të ardhur në pushtet. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë gjithçka ka qenë e kotë. Elementi i dytë është se ke kemi sërish pakt me PS për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në 2017 Basha u vetëngri dhe e çoi partinë në zgjedhje mes shumë polemikash. Nëse humbet vitin që vjen, nuk dihet se sa do të rezultojë e suksesshme e njëjta skemë pasi e sigurt është që këtë herë “garda e vjetër” do të hidhet në sulm.

Bashkëqeverisja

Në korridoret e politikës po fliten shumë skema se si mund të ndahet pushteti vitin që vjen. PS shprehet se do të fitojë e vetme. PD dhe LSI deklarojnë se do të jenë bashkë dhe do e mundin Ramën. Por me heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave situata ka ndryshuar. Në lojë do hyjnë shumë parti dhe nuk është çudi që PS apo dhe PD të mos e krijojnë dot të vetme qeverinë. PS shprehet e bindur se nuk ka koalicion me LSI. Fakti që tensionet Rama-Meta janë thelluar akoma dhe më shumë e shton këtë ide. Atëherë e vetmja rrugëzgjidhje është bashkëqeverisja PS-PD. Nëse vërtet do të kemi bashkëqeverisje, si Rama ashtu dhe Basha i shpëtojnë largimit nga drejtimi i partisë, por dhe do të kemi një risi që mund të sjellë shumë zhvillime në vend.


        
 
Next Post

VIDEO/ “Transformim rrënjësor”, kryeministri Rama prezanton projektin: Nga një godinë që përmbytej, në ambiente me standarde europiane!

Rama bën homazhe për artistin e madh shqiptar: Hijen e tij e kam para syve, ajo ishte shkaktarja e vuajtjeve të mëdha, e sherreve...

Historia e rrallë/ Milioneri vishet si varfanjak dhe shkon në restorant. Stafi e nxjerr jashtë, por s’do ta besoni atë që ndodhi më pas që i la të gjithë pa fjalë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In