• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Edi Rama: Basha dhe Kryemadhi humbës kronikë, janë fatkeqësi edhe për ne, nuk na stimulojnë të përmirësohemi

September 2, 2020
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur dje pas mbledhjes së grupit të Elbasan, nuk ka kursyer kritikat ndaj opozitës. Ai deklaroi se PS e ka sfidën me veten dhe aspak me PS dhe PD, pasi sipas tij ata janë vetëm humbës.

“Unë sot nuk do të them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të flasim për ta aq më pak e kuptojmë se sa shumë më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë.

Ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten, por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi shumë më shpejt dhe nga ana tjetër nuk stimulojnë opinionin publik të mpreh këndvështrimin mbi të gjithë ne”, tha Rama.

Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste. Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai. “Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë.

Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë? A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata? Më e mira në vetvete për alternativat. Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë. Por kjo nuk mjafton”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai. PS tani do të jetë e fokusuar e gjitha te zgjedhjet e ardhshme. Me heqjen e koalicioneve situata është bërë më interesante. PD dhe LSI prite të shkojnë të ndara mes tyre dhe do të ketë rivalitet edhe brenda opozitës.

Nga ana tjetër mbetet të shihet se cilët do të jenë emrat që do të hedhin në garë Rama e Basha, pasi duke qenë se do të kemi lista të hapura një rol të rëndësishëm kanë dhe kandidatët.

Next Post

PS të premten mbledh Asamblenë, Rama vulos kandidimin në Durrës, ja drejtuesit politikë në qarqe dhe si do filtrohen kandidatët

Rama akuzon deputetët se janë në gjumë dhe i kërcënon me mosrikandidim, valë kritikash në mbledhje grupi, pritet furtunë në PS e qeveri

Beteja për drejtësinë, EURALIUS-USAID prishin planet Meta-Ruçi, rekomandime më vete për KLGJ mbi Gjykatën e Lartë, ja dokumenti

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved