Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri akuzoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjyqin e fituar nga kompania greke ‘Aktor’, e cila dënoi Shqipërinë me 44 milionë euro.
Strazimiri tha se kjo kompani është gjobitur dhe kërcënuar me qëllim që të linte projektin dhe të favorizohej një tjetër kompani, që sipas tij e kishte miku i Taulant Ballës, Edmond Bego.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, Taulant Balla, i cili shprehet se arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Sali Berisha, ish-Ministri i Transporteve në atë kohë.
Ai ka deklaruar se do të padisë median dhe Partinë Demokratike për akuzat lidhur me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
“Portali i djalit të Saliut dhe partia e Lulit të Saliut duhet të kuptojë që arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë.
Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës dhe në stacionin e radhës pres me kënaqësi të përballem edhe me portalin e djalit të Saliut edhe me partinë e Lulit të Saliut.
Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës” shkruan Balla.