• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kërkesa e opozitës për listat e koalicionet, reagon OSBE-ODIHR: Kemi mbështetur punën e Këshillit Politik, jemi gati ta bëjmë sërish

September 17, 2020
in Aktualitet, Debat

Teksa për mbledhjen e radhës së Këshillit Politik palët duket se nuk po gjejnë dakordësi, pasi opozita joparlamentare kërkon futjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, ndërsa mazhoranca e cilëson këtë një taktikë për të zvarritur procesin, dje ka ardhur edhe reagimi i OSBE-ODIHR.

Kështu, ditën e djeshme Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë i është përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me debatin për reformën zgjedhore. E pyetur nëse do jepnin një opinion sa i takon debatit mbi listat e hapura dhe koalicionet, ODIHR shprehet i gatshëm të mbështesë klasën politike shqiptare dhe të japë ndihmën konkrete, me qëllim që palët të arrijnë kompromisin e dëshiruar duke mbyllur kështu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese.

“ODIHR mbështeti punën e Komisionit të posaçëm Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin Politik dhe po presim të marrim detaje nga Këshilli në lidhje me aktivitetet e tij dhe se si mund të japim ndihmën konkrete”, thuhet në reagimin e Zyrës së OSBE-ODIHR në Varshavë.

Kujtojmë që në mbledhjen e së hënës të Këshillit Politik, opozita e bashkuar kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tyre në këtë fazë të diskutimeve mbi hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, si dhe çështjes së koalicioneve parazgjedhore, rëndësi është marrja e opinionit të ODIHR. Ndërkohë që mazhoranca ka gjykuar se kjo është përpjekje e opozitës për të penguar procesin e rishikimit të Kodit Zgjedhor, ndërkohë që përcaktimet e reja kushtetuese duhen respektuar.

Megjithatë, në masazhin e fundit që përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i nisi opozitës së bashkuar, thuhet se nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it, por më parë duhet që Këshilli të prodhojë produkte konkrete, jo të pengojë punën.

“OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonë gati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpunimin e propozimeve dhe drafteve tona të reformës. Por si përfaqësues i Partisë Socialiste Ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punës sonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produkte konkrete, jo të pengojmë”, deklaroi Gjiknuri.

Next Post

PS e vendosur për të mos lejuar koalicionet! PD lë në baltë LSI: Basha distancohet tërësisht nga debati për ndryshimet zgjedhore

Ja pse koalicionet parazgjedhore duhet të ndalohen!

Meta në alarm nga ngritja e BKH! Kërkon trazira politike për të rrëzuar qeverinë: Shton sulmet për t’u ngritur kundër Ramës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved