• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vuçiç “dorëzohet”: Marrëveshjet me Kosovën duhet të zbatohen

September 29, 2020
in Aktualitet, Diaspora

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen, por jo “në përputhje me rregulloret e Kosovës”, sepse, sipas tij, “nëse gjithçka shikohet në këtë mënyrë, që të jetë në përputhje me rregulloret e Prishtinës ose Beogradit dhe të mos ndryshohet asgjë”, atëherë “është e pamundur të arrihet ndonjë kompromis”.

Vuçiq i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd nëse është sinjal i mirë deklarata e zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, se gjithçka që është nënshkruar më 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet me rregulloret e Prishtinës.

Vuçiq tha se në Bruksel nuk është biseduar për zbatimin në bazë të rregulloreve, spese në atë rast, negociatat, sipas tij, nuk do të ishin as të nevojshme.

“Kemi negociuar, sepse jo gjithçka është në përputhje me rregulloret. Mesazhet e Prishtinës shpesh nuk janë të qarta për mua, sepse nuk janë racionale”, tha Vuçiq.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Derisa Kosova thotë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e Asociacionit, Serbia insiston që të bisedohet për të.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti të hënën se çështja e Asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.

Të hënën, në Bruksel është dashur të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por është shtyrë, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.

Next Post

“Askush nuk më ndihmon, i marr fëmijët për të lypur se nuk kam ku t’i lë”

Ndërrojnë jetë 4 pacientë me koronavirus, regjistrohen 127 raste të reja infektimi

“Shih atdheun se po na e merr greku”, kryeministri Rama i kthehet keq komentuesit dhe ‘thumbon’ ashpër Presidentin Meta: Shko mbroje me Liken, Lulin dhe Monikën!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved