• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ish-presidenti i Komisionit Evropian: Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, do ketë pasoja negative për BE

October 2, 2020
in Aktualitet, Debat

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi duke folur në forumin “Tirana Connectivity Forum” për të ardhmen e rajonit dhe ndërlidhjet mes vendeve, u shpreh se, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Duke folur konkretisht për rastin e Shqipërisë, z. Prodi që ka drejtuar KE-në 1999-2004, theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë real për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Është e qartë se nuk mund të kemi një apo dy ish-republika të ish-Jugosllavisë në BE apo raste përjashtimore si Shqipëria që të mbetet jashtë, ndërkohë që kemi Bulgarinë, Rumaninë apo Slloveninë brenda.

Nuk ka absolutisht arsye për të ndaluar zgjerimin, sigurisht që duhet të jemi strikt, të vendosim parakushtet nga aspektet demokratike, por është e qartë se procesi duhet të nisë pasi në të kundër krijon vakum dhe keqinterpretim dhe mund të përgatiteni më pas për reagime negative me pasoja për të ardhmen.

Për të nisur negociatat nuk ka probleme ekonomike apo demokratike, ndaj duhet nisur analiza e reformave që duhen bërë në mënyrë që të finalizohet procesi brenda një kohe të shkurtër. Nëse më thoni cilat janë pengesat? Pengesa nuk ka! E ardhmja jonë është shumë e afërt por ne nuk e çojmë në fund këtë proces”, deklaroi z. Prodi.

Kur foli për ‘reagime negative’ dhe ‘pasoja’ të mos afrimit të Shqipërisë me BE-në, ish-kreu i KE-së iu referua interesit të Kinës dhe Turqisë për të pasur lidhje të forta. Z. Prodi tha se Kina gjithnjë e më shumë po tregon interes përr investime në Evropë dhe kjo tha është gjë e mirë për të dy palët, gjithashtu foli dhe për interesin e Turqisë tek Shqipëria, duke theksuar se nuk e sheh si gjë të keqe, por lidhja nuk ka të krahasuar me BE-në sa i takon shkëmbimeve tregtare dhe interesit afatgjatë.

Sa i takon marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, ish-kryeministri i Italisë tha se, dy vendet nuk kanë lidhjet e nevojshme politike që ti përgjigjen afrimiteti të komuniteteve të dy vendeve.

“Në lidhje me Shqipërinë dhe Italianë ky është një rast i veçantë, kemi 700 mijë shqiptarë me banim në Itali, 20% e popullatës shqiptare jeton në Itali. Ne jemi vende vëllezër dhe ne duhet ta institucionalizojmë këtë lidhje. Në fillim të emigrimeve të shqiptarëve ne patëm tension, akuza, kurse tani komuniteti shqiptar është pjesë e Italisë.

Nga pikëpamja ekonomike nuk ka probleme por ne nuk kemi lidhjet e nevojshme politike që t’i përgjigjen afrimitetit të komuniteteve tona. Jugu i Italisë nuk mund të përparojë pa lidhje të ngushtë me Shqipërinë dhe Greqinë”, nënvizoi z. Prodi.

Next Post

Donald Trump e dinte për këshilltaren që e “mori më qafë”

Dekorimi i Avni Rustemit, Mirela Bogdani e PD: Ishte killer me pagesë, promovohet vrasja. Pëllumb Xhufi: Na shpëtoi nga Esati!

Mjekët zbulojnë: Cilat janë shanset që Trump t’i mbijetojë COVID-it?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved