• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali me listën e PD në Durrës: ‘Hyn’ me 27 kandidatë dhe del me 28! Mbin nga hiçi emri i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të korruptuar

October 5, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Një skandal ka ndodhur gjatë procesit të votimit të kandidatëve që pritet të futen në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët i janë nënshtruar një procesi për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar në fazat e mëparshme.

Por çuditërisht në qytetin e Durrësit, nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, numri pas votimit sot doli 28 kandidatë.

Zbulohet se emri i shtuar është ai i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku. Për këtë skandal Petrit Ceno në tetor 2019 është dënuar me 3 vjet burg për korrupsion. Ne shkurt 2019, para se të dënohej, u shkarkua nga komisioni i pavarur i Vettingut pasi rezultoi se fshehu pasurinë.

Enri Çeno kandidoi në Durrës në vitin 2017, por nuk u përzgjodh. Sot ai futet në listat e PD-së pa asnjë paralajmërim dhe pa kaluar procesin e votimit, për të cilën PD po mundohet aq shumë.

Që nga ngritja e komisionit të vlerësimit të kandidatëve dhe deri tek nisja e procesit të votimit të tyre nga anëtarësia e PS-së u cilësua nga selia blu si një nga proceset më të vlerësuar ku u jepnin mundësi demokratëve të thonin zërin e tyre. Madje demokratët e Bashës ngritën çdo ditë në media zërin se ky proces ishte aq i drejtë dhe pozitiv, sa partitë e tjera duhet të merrnin shembull prej saj.

Por duket se ky proces ‘integrues’ ngeci, apo tregoi vlerën e tij të ‘vërtetë’ në votimet në Durrës.

Ku nga 27 deputetë që iu paraqitën anëtarësisë në votim, te lista e fituesve dolën 28 kandidatë duke mbirë emri i Enri Çenos, djali i ish gjyqtarit të korruptuar.

Ky në fakt është një skandal i vërtetë, ku nga njëra anë PD kërkon lista të hapura që qytetarët të thonë fjalën e tyre, dhe nga ana tjetër nuk i lë anëtarët e saj që të votojnë kandidaturat, por duke iu trembur një reagimi të tyre, preferon që t’i fusë ata fshehurazi në listat e tyre.

Votimet e PD janë cilësuar shpesh si farsë qesharake ku të gjithë kandidatët që garojnë, konfirmohen të gjithë, por mesa duket çështja është edhe më e rëndë, pasi ky skandal tregon se procesi është i manipuluar.

Procedurat e votimit nga ana e anëtarësisë në Durrës u ndoqën personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili duhet të shpjegoje tani futjen misterioze në listën e kandidateve të djalit të gjykatesit të korruptuar. /Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Anulohet supersfida e Seria A/ Juventus paraqitet në stadium, por mungon Napoli

BE nga 1 Janari do na kërkoi para on-line për vizën ETIAS! Ja si do të udhëtojnë shqiptarët drejt vendeve të BE në 2021-n!

Qytetarët "kapin mat" Sali Berishën! Plaku dixhital 'bie brenda me këmbët e veta'

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In