• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngrihet KQZ e re/ Ilirjan Celibashi bashkon maxhorancë e opozitë në parlament. Nga ish-ministrja teknike tek avokati i njohur, ja disa nga emrat e rinj

October 5, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Kuvendi i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili do të jetë organi përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Me vota maksimale, deputetët votuan në krye të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, figurë e cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtë parlamentare.

Deputetët e pranishëm në seancë i dhanë besimin me 106 vota pro, Ilirjan Celibashit në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi vjen nga një eksperiencë vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist i spikatur dhe me adrministrimin e zgjedhjeve. Kujtojmë se ka drejtuar KQZ në periudhën 2001 – 2006, ku përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003.

Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori postimin e Ministrit të shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.Tashmë ai do të mbajë detyrën e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve me një mandat 7-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Komisioneri Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore, Drejtimin dhe dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë se administratës zgjedhore gjate zgjedhjeve dhe referendumeve. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet.

Struktura e KQZ-së e re përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.

Lealba Pelingu është zgjedhur me 105 vota në postin e nënkomisionerit shtetëror të zgjedhjeve. Zonja Pelingu vjen nga radhët e PD-së, pasi ka mbajtur postin e drejteuses se departamentit antikorrupsion në Partinë Demokratike.

Emra të njohur gjithashtu janë miratuar edhe në përbërje të Komisionit të ri Zgjedhor, ndër to edhe avokati i njohur Ledio Braho. Kujtojmë se Braho ka bërë mbrojtjen e ish-deputetit Ervin Salianji në cështjen e njohur si dosja “Babale”.

Pjesë e listës së re përbërëse janë edhe Elvis Çefa ish-nën kryetar i KLD, si edhe Helga Vukaj , ish ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017, e cila ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet.


        
 
Next Post

Shqiptarët qenkan "rikthyer"! Zgjedhjet e 25 prillit: Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore, votojnë mbi 3 milionë shqiptarë, shumica meshkuj

“Do e shihni pas zgjedhjeve…”, kryeministri Rama del me paralajmërimin e rëndësishëm pas miratimit të Kodit Zgjedhor: Formulat i ka shpikur bota!

Bllokoi foltoren e Kuvendit dhe gjuajti me grusht mikrofonin! Rudina Hajdari reagon e revoltuar pas miratimit të Kodit Zgjedhor, sulmon ashpër opozitarët: Erdhët rastësisht në Parlament!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In