• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

A.rrestimet në AKBN: Amerikanët zbuluan skemën se si iu shkaktua 1.5 mln USD dëm shtetit shqiptar

October 7, 2020
in Aktualitet, Kronike

Hetimet disa mujore që çuan në arrestimin e 6 zyrtarëve të administratës shtetërore dhe shpalljen në kërkim në 2 personave të tjerë nisën pas një kallëzimi nga drejtori i Përgjithshëm i Albpetrol.

Hetimet zbuluan se shoqëria “Phoenix Petroleum” që drejtohej nga Naim Kasa dhe Isuf Berberi, e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës dhe në kushtet kur këto investime nuk janë kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore 8 fatura të falsifikuara për shërbime, të cilat në fakt nuk janë përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1,299,000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose dhe Klodian Gradeci, aktualisht në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundërligjshme të punonjësve të saj është 1.427.766 USD.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e 6 zyrtarëve, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe biznesmeni Isuf Berberi.

Të arrestuarit janë punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe punonjës të Tatimeve.

Në pranga kanë përfunduar Qani Hoxhaj, Denis Durrsi, Arben Doda, Simon Marku dhe Naim Kasa, të gjithë punonjës të AKBN.

Ndërkohë, në arrest shtëpie është lënë Rezarta Sulejmani.

Sa i përket të shpallurve në kërkim, ata janë Klodian Gradeci, 45 vjeç dhe Isuf Berberi, 51 vjeç, biznesmen.

Personat më lart akuzohen për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

Next Post

Luka Modric tregon momentin e errët të fëmijërisë së tij: Si më vranë gjyshin

Letra e ndjerë e armenit Mkhitaryan: Ndaleni këtë luftë shkatërruese!

E quajti zëdhënës të Ramës, Murrizi nxjerr prapaskenat e forta për Brisidën, ish-drejtoreshën e Tatimeve, publikon foton si asnjëherë më parë: Po çon në kosheren e Ilir Metës..

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved