• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Astrit Patozi rrëzon pretendimet e Metës: PD-PS pak të fshehtë për Kodin Zgjedhor, s’ka tradhti të marrëveshjes së 5 qershorit

October 15, 2020
in Aktualitet, Debat

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur dje lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa ka thumbuar në distancë edhe presidentin Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca socialiste hodhi në “erë” marrëveshjen e 5 qershorit.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Patozi ripërsëriti edhe njëherë se partia që ai drejton ka përgatitur një kërkesë që do e depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar zhbërjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa theksoi se miratimi i tyre është në shkelje flagrante të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut.

Madje, kreu i BD iu përgjigj edhe presidentit Meta, duke shtuar se nuk ka asnjë tradhti dhe nuk është shkelur marrëveshja e 5 qershorit, sikundër pretendon kreu i shtetit. “Ne kemi bindjen që Kodi Zgjedhor do të rrëzohet sepse Kodi i miratuar në mënyrë të njëanshme është në shkelje flagrante të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë presidenti se Kodi Elektoral është një tradhti e 5 qershorit”, deklaroi ai.

Me tej koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi theksoi se ka një dakordësi në distancë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për këtë çështje. “Mendoj se ka një dakordësi në distancë mes PS dhe PD për këtë çështje, pra PD megjithëse s’ka përgjegjësi direkte, ndihet e rehatuar me këto ndryshime.

Gjithçka po ndodh është një lloj truku, makijazh për t’u paraqitur në zgjedhje gjoja me fytyrë të re, por unë kam përshtypjen se nuk ka ndryshuar asgjë. Nëse demokratët janë të rehatuar me atë që po ndodh është çështja e tyre. Ajo që duhet të bënte PD është se duhet të kishe një ofertë anti-sistem, që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të zhbëheshin.

Listat sot nuk janë të hapura dhe PD është e kënaqur me këtë e unë shpreh keqardhje”, u shpreh ai. Më herët, Patozi theksoi se Meta është më i shqetësuar se kreu i PD për zgjedhjet e 25 prillit pasi mund të jetë në dijeni të një pakti Rama-Basha. “Vë re një axhitim të jashtëzakonshëm të Metës për Kodin e ri.

Ose ai dyshon se ka një pakt të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, ose ai mendonte se LSI do të dilte vetëm në zgjedhje dhe ky Kod e penalizon. Se ndryshe nuk shpjegohet mërzitja e presidentit”, nënvizoi Patozi. Kujtojmë se zhvillimet e javëve të fundit duket se janë në favor të PD dhe PS, ndërsa LSI dhe shumë parti të tjera rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit nëse dalin vetëm në zgjedhje.

Next Post

Klosi i përgjigjet Berishës: Ju tregoj vrasjet ku ka gisht Saliu, ja pse e zhduku Remzi Hoxhën dhe lidhjet me Millosheviçin, ka punuar kundër UÇK

Testohen kandidatët për Byronë e Hetimit, flet Aida Hajnaj: Brenda dhjetorit mbyllim përzgjedhjen e hetuesve, në janar nisim punën

Basha i fut ankthin Kryemadhit, shmang vendimin nëse do shkojë me listë të përbashkët në zgjedhje, shton sulmet e akuzat ndaj Ramës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved