• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Qytetarët “ngopen” me gjoba nga shteti, Erion Veliaj nuk i ndal puthjet e përqafimet pa maska në takimet e tij

October 23, 2020
in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar, Speciale
        
 

Prej disa ditësh, qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash kundër l.uftës me virusin Covid-19. Pjesë e këtyre masave më e rëndësishmja prej tyre është mbajtja e maskës, e cila sipas ekspertëve të fushës do të ulë ndjeshëm transmetimin e virusit.

Vetë kryeministri, duke respektuar mendimin e mjekëve dhe ekspertëve, herë pas here përsërit se sa i domosdoshme është mbajtja e maskave dhe distancimi social, në mënyrë që të mos detyrohemi të mbyllemi sërish, pas një përhapje të gjerë dhe të pashmangshme e rasteve të hospitalizuara.

Por këto thirrje, me sa duket kanë rënë në vesh të shurdhër kur bëhet fjala për pushtetarët. Të parët që e refuzojnë urdhërin e qeverisë ishin individë të fushave të ndryshme si politikanë, artistë, drejtues organizatash dhe disa “shkencëtarë” të pavarur, që nuk besojnë në teorinë se maska dhe distancimi social ndihmon në parandalimin e virusit, madje ka nga ata që mendojnë se virusi nuk ekziston fare.

Por ky arsyetim nuk vlen për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili është pjesë e qeverisë Rama dhe do apo nuk do ai, duhet të zbatojë rekomandimet e ekspertëve. Mirëpo Veliaj ka bërë gjithmonë të kundërtën, sidomos pasi u infektua nga Covid dhe e kaloi sëmundjen, të paktën kështu pretendohet prej tij, kryetari i Bashkisë nuk i ka ndaluar puthjet e përqafimet gjatë gjithë pandemisë, edhe në ditët kur shqiptarët po kalonin kohët e tyre më të këqija.

Madje në një takim të fundit në Petrelë, Veliaj nuk nguroi të hiqte maskën dhe të përqafonte Alket Islamin, i cili për gjatë gjithë takimit nuk e mbajti maskën për asnjë sekondë, qoftë për respekt të eventit. Është skandaloze, se si në ditët e sotme, kur qindra qytetarë janë gjobitur për mos zbatimin e masave anti-covid, Erion Veliaj e shkel hapur këtë urdhër “ditën për diell”.

Xhesti i Veliaj mund të quhet fare mirë tangërllëk-fodullëk, për qytetarët që e kanë zgjedhur dhe po respektojnë masat e qeverisë së tij dhe ekspertëve, por edhe për ata që nuk e kanë zgjedhur, por zgjedhin të vendosin maskën përpara se të jetë tepër vonë për të mbrojtur veten e tyre dhe të tjerët përreth.

Nëse ekziston shteti dhe urdhrat janë ato që thuhen, një fletë gjobë duhet të shkoj në adresë të Erion Veliaj, në faturën e dritave dhe të gjitha atyre që shkelën masat anti-covid, që pësimi t’iu bëhet mësim. Nëse nuk gjobitet Veliaj, atëherë urdhrat dhe gjobat i bie të jenë vetëm për qytetarët e aspak për pushtetarët./Ekskluzive.al


        
 
Next Post

Gerta Matohiti publikon provat e vëllait të saj dhe bashkëshortit: S'kanë lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Andon Dhima (Video+Foto)

Meta thellon përplasjen me mazhorancën, kthen në Kuvend ligjin e Kodit Zgjedhor

Gratë e naftëtarëve i përgjigjen Ramës nga greva: Do dalim kur të shohim fëmijët tanë të blejnë bukë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In