• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vjen reagimi i parë i ministrisë së Jashtme greke pas takimit 3 ditor në Korçë

January 22, 2018
in Aktualitet
        
 

Pas përfundimit të takimit 3 ditor në Korçë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias vinë edhe “frytet” e para. Gjatë ditës së sotme do të nisë zbatimi i marrëveshjes së re për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941. Në lidhje me këtë vendim reagoi edhe Ministria e Jashtme greke.

Ata e konsiderojnë si një kërkesë historikisht të drejtë dhe si një shenjë që dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve. Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një “hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941”.

“Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje –mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre”.

“Ministria e jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për garantimin e interesave tona kombëtare, duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, gjithmonë në dobi të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët europiane që meriton rajoni ynë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.


        
 
Next Post

Takimit Bushati Kotzias "shqip": Nga lakrori me dy petë, tek dëshira e Kotzias për të punuar në Korçë

Çfarë iu thotë mendja Monikës dhe Lulit, se mund të arrijnë me protesta?

Rama bashkë me ministrat Ahmetaj e Gjiknuri interpelancë me naftëtarët (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In