• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha i frikësuar mesazh gjykatës: Nuk dëshmoj në gjyqin e Izet Haxhisë! Proces i trilluar nga Rama, Hajdari po vritet për herë të dytë

November 9, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Sali Berisha duket i vendosur për të qëndruar larg gjyqit të Izet Haxhisë. Edhe pse prokuroria dhe pala mbrojtëse pretendojnë se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme, ai i ka dërguar një tjetër mesazh trupit gjykues se ai nuk mund të merret si dëshmitar.

“Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë.

Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë. Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ia paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi medieve”, tha ai për “News 24”. Ish-kryeministri u pyet dhe për rastin e Zenel Nezës.

Ky i fundit ishte truprojë i Azem Hajdarit dhe mbeti i plagosur në atentat. Por personi i parë që i shkoi në spital ishte Sali Berisha dhe në shoqërinë e gazetarit Ylli Rakipi i kanë marrë një dëshmi Nezës duke e regjistruar në diktofon. Pikërisht pamjet e takimit janë marrë si provë dhe për mbrojtjen duhet dhe dëshmia e Berishës. “Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon zhbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.

Në dijeninë time nga hetuesit e prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të zhbërë”, thuhet aty. I pyetur drejtpërdrejt a do të marrë pjesë në proces, ai deklaroi: “Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin”.

Të premten ishte seanca e fundit e gjyqit të Izet Haxhisë dhe gjyqtari vendoi të pranojë disa persona si dëshmitarë, ndërsa i lanë jashtë gjithë të tjerët që akuzojnë Berishën si të përfshirë në këtë proces. Fatos Klosi dhe Haklajt u lanë jashtë, ndërsa Berisha u la për një moment të dytë të thirret si dëshmitar.


        
 
Next Post

Dosja “Hajdari”, Romeo Kara: Berisha tepër i frikësuar, rrezikon prangosjen nëse nuk përputhen dëshmitë, gjyqtari i CEZ shpëtimtari i tij

Raporti i Dick Marty, Klosi akuza Berishës: U shërben qarqeve serbe, ka punuar gjithmonë kundër Kosovës, kam të dhëna të sigurta se ka takuar Millosheviçin

Mini-Shengeni mblidhet online: Rama, Zaev dhe Vuçiç diskutojnë sot marrëveshjen e rëndësishme, mediat serbe zbulojnë detajet për çfarë bëhet fjalë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In