• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Më shumë se sa një “tradhtar”, Lulzim Basha është thjesht një gënjeshtar

09/11/2020
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet t’i ikë shpjegimeve mbi rolin e tij si faktmbledhës në hetimin e atyre që quheshin kampe torturash të UÇK në territor të Shqipërisë.

Debati i riçelur për shkak të gjykimit të udhëheqësve kryesorë të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, i ka dhënë shkas shumicës të bombardojë përditë ish- të punësuarin e një projekti të Tribunalit të Hagës në Kosovë, Lulzim Basha, për të dëshmuar për ish- punën e tij.

Kjo e ka kompleksuar kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë dhe ai vetë i ka hedhur zjarr benzinës, me kulturën e tij për të mos sqaruar asnjë akuzë, sa herë gjendet përballë tyre.

Po e them që në fillim se nuk besoj se Lulzim Basha ka rol vendimtar në ngritjen e mitit të gënjeshtërt, për “Shtëpinë e Verdhë”, apo kampet e torturave, edhe nëse ai ka shoqëruar aty eprorët e tij për të gjetur prova. Dhe kur e them këtë, kam parasysh parëndësinë e detyrës që kishte Lulzim Basha, dhe jo ndjenjat e tij “patriotike”, siç mburret ai, apo ndjenjat “antishqiptare”, siç akuzohet.

Lulzim Basha ka qenë i punësuar për të ndjekur verifikimin e fakteve për kampet e torturave, apo “Shtëpinë e Verdhë”, siç ka qenë i ngarkuar dhe për detyra të tjera në terren.

Por problemi i tij dhe i fëmijëve të Berishës, që punonin me të, ishte se donin ta frynin dhe ta rrisnin rëndësinë e punës së tyre banale në Kosovë, për të gënjyer në Shqipëri për interesa politike.

Në email-in tim përshembull, është dosja në ngarkim të Ramush Haradinajt dhe dy ndihmësve të tij qysh në mars të vitit 2003, nga një emal [email protected], që ma kishte nisur Jamarbër Malltezi.

Në fakt Ramushi u arrestua një vit më pas për këtë dosje. Kjo tregon se ata trafikonin informacion apo donin të rrisnin rëndësinë e tyre për punët e rëndomta në Kosovë.

Ndaj sot Lulzim Basha ka një problem serioz me identitetin e tij. Ai nuk ballfaqohet dot me të shkuarën e tij në asnjë rast, për shkak se ai ka kulturën e të gënjyerit për çdo gjë që ka bërë. E ka bërë këtë më 2007 me “Rrugën e Kombit”, e ka bërë më 2011 me 21 janarin, e ka bërë me zgjedhejt në Tiranë etj.

Por rasti në fjalë është shumë i ndjeshëm, për shkak të rëndësisë që ai i ka dhënë vetes, kur erdhi e na gënjeu në emër të KOP.

Kur erdhi më 2005 në Shqipëri, u vetëparaqit si njeri që kishte kryer studimet në Hollandë dhe më pas ishte punësuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës si ekspert i nivelit lartë. Kjo të krijonte idenë se po vinte një njeri i mirëshkolluar dhe me përvojë të gjatë në institucione ndërkombëtare.

Por nëse ti shikon datën kur ai është diplomuar, është fundi i vitit 2005. D.m.th kur ky kur erdhi në Shqipëri, ishte ende i padiplomuar dhe ka marrë masterin, ndërkohë që ishte ministër.

Kjo është një gënjeshtër e rëndë, që do turpëronte çdo njeri në botë.

Kjo po ashtu tregon se ai nuk ishte askushi në atë që quhej Tribunali i Hagës për krimet e luftës, përveçse një përkthyes në terren.

Por duke dashur të na gënjejë të gjithëve atëhere, nuk thotë dot të vërtetën tani dhe kompleksohet përditë e më shumë nga kërkesa që të tregojë çfarë ka raportuar për “Shtëpinë e Verdhë” apo kampin e Cakonit në Kukës, kur ka shoqëruar Pablo Baraybar, antropologun që ka bërë ekspertizën e vendeve të krimit.

Kultura e mos shpjegimit të tij, është e diktuar nga kultura e gënjeshtrave që ai shpik për veten e vet, kur i duhet, dhe pafuqia për t’u mbrojtur, kur përballet më çështje të tilla.

Tani të gjithë shpresojnë se do kapin apo zbulojnë një Lulzim Basha që ka trilluar fakte për krimet e UÇK-së në Shqipëri, por më shumë shanse ka të gjeni një Lulzim Basha që na ka gënjyer edhe për punët e tij.

Më shumë se sa një tradhtar, duke gërmuar do të gjeni një gënjeshtar. Dhe unë mendoj se ai është më i dëmshëm si gënjeshtar, se sa si “tradhtar”.

Se nëse ka bërë ndonjë krim në këtë histori, edhe atë e ka bërë si gënjeshtar.


        
 
Next Post

Rama me naftëtarët e Ballshit: Kemi propozuar t’i mbështesim financiarisht dhe të rivëmë në punë rafinerinë

Frika nga pandemia, Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri

12 deputetë me Covid: Fushata nuk ndalet prej pandemisë, infekton politikanët

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved