Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka uruar ish ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli për detyrën e re që i është caktuar në NATO.
Sipas diplomates amerikane, Kodheli është e para shqiptare që merr një post kaq të rëndësishëm në aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ajo mezi pret të punojë me të.
“Urime Mimi Kodheli për zgjedhjen e saj si zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO, e para shqiptare që merr një detyrë kaq të rëndësishme. Ne mezi presim ta shohim atë duke punuar për të forcuar NATO”, shkruan mes të tjerash ambasadorja Kim.