• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

December 5, 2020
in Aktualitet
        
 

Nga Klodian Tomorri: Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar kompaninë koncesionare SGS që të transferojë në pronësi të shtetit Qendrat e Kontrollit Teknik të mjeteve si dhe të gjitha asetet e tjera të koncesionit për kolaudimin e makinave. Në të njëjtën shkresë urdhërohet Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, që të marrë në pronësi asetet e koncesionarit brenda datës 31 dhjetor të këtij viti për shkak të përfundimit të kontratës.

Por rikthimi i aseteve në shtet, është vetëm fillimi i një afere tjetër të çmendur. Nën petkun e liberalizimit, kolaudimi i automjeteve do të jepet sërish me koncesion, por me një faturë të dyfishtë për qytetarët. Sipas skemës së përgatitur nga qeveria, shërbimi i Kontrollit Teknik të automjeteve do të ndahet në dy procese. Procesi i parë është ai kontrollit Teknik, që aktualisht kryhet nga kompania SGS. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, kolaudimi i automjeteve do të kryhet nga disa kompani njëherësh, që do të licencohen për këtë qëllim duke dhënë kështu idenë e liberalizimit të tregut.

Por të gjitha këto kompani apo servise që do të licensohen për të bërë kolaudimin e makinave, do mbikqyren nga një koncesion monopol. Në relacionin e buxhetit të vitit 2021, qeveria ka zbuluar se kompania, e cila do të marrë monopolin e mbikqyrjes së infrastrukturës dhe bazës së të dhënave të privatëve që do të bëjnë kolaudimin, do të paguhet plot 200 milionë dollarë. Ende nuk eshte e qarte nese keto para do te paguhen nga buxheti apo permes tarifave, por me shume gjasa ka kjo e dyta.

Pra skema e qeverisë i ngarkon qytetarët me pagesë dyfishe për kolaudimin e makinave. Së pari, kur të bëjnë kolaudimin e makinave do të paguajnë tarifë tek kompanitë private njësoj si sot. Por veç tarifës së kolaudimit, do te paguhen edhe miliarda lekë të tjera për kompaninë koncesionare, e cila do të mbikqyre kompanitë e kolaudimit.
I gjithë ky projekt është një marrëzi e mirëfilltë ekonomike.

Për ta ilustruar këtë mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Vetëm fatura 200 milionë dollarë, që do të paguhet për koncesionarin e mbikqyrjes së kolaudimit është më e madhe se sa e gjithë fatura që qytetarët kanë paguar në 10 vjet për koncesionin ekzistues të SGS-së. Nëse shtohet edhe fatura që qytetarët do të paguajnë përmes tarifës tek kompanitë e kolaudimit pas 1 janarit, atëherë shërbimi i kontrollit Teknik të mjeteve në dhjetë vitet e ardhshme do të kushtojë të paktën 2 herë më shumë nga sa kushton tani.

Nga ana tjetër urdhri i Ministrisë së Infrastrukturës, që detyron Drejtorinë e Shërbimit të Transportit të marrë në pronësinë e shtetit asetet e koncesionit ekzistues deri në datën 31 dhjetor të këtij vitit, sinjalizon se koncesioni i ri mund të jepet përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ky është një koncesion, pa asnjë llogjikë ekonomike dhe financiare i shpikur vetëm për të zhvatur qytetarët. Si i tillë, ky projekt duhet penguar me çdo kusht dhe me çdo formë.

Koncesioni ekzistues i kolaudimit u dha si monopol dhjetë vjeçar tek kompania SGS, me argumentin se kompania private do të investonte 8 milionë euro për të ngritur qendrat e kontrollit teknik të mjeteve. Tashmë Shqipëria ka 13 qendra moderne për kontrollin Teknik të mjeteve, në çdo rajon. Dhënia e një monopoli të ri pa kryer asnjë investim dhe me faturë dyfishe për qytetarët nuk ka asnjë shpjegim racional apo logjikë ekonomike, përveçse atë të aferës përpara zgjedhjeve.

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve mund të liberalizohet, por mbikqyrja duhet të mbetet shërbim shtetëror. Ky është një shërbim që fare mirë mund ta kryejë edhe vetë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, pa patur nevojë që qytetaret te paguajne 200 milionë dollarë.


        
 
Next Post

Covidi i merr jetën presidentit të televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu

“Kaq nuk kanë hequr as Artan Hoxha e as Klodiana Lala Llalla”! Gazetari i njohur tregon përballjen me Adriatik Llallën dhe lëshon ‘bombën’: Të bënte gjëmën! Me ka kërcënuar, dy faqe në dosjen e DASH janë...

Ekzekutimi i efektivit të FNSH në Lezhë, vjen reagimi i parë nga Policia e Shtetit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In