• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhi i “sheikes” Monikë dhe urimet e sundimtarëve që e kanë… dhj**rë 8 Dhjetorin

December 9, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Fakti: 60% e të rinjve kanë ikur nga Shqipëria/ Sot fillon dekada e katërt e shqiptarëve në tranzicion e jashtë Europës; por në krye të vendit, janë të njëjtët politikanë e shtetarë, të ndarë me mirëkuptim në 3 parti-familje mafioze, që vazhdojnë sundojnë, vjedhin, vrasin, mashtrojnë, tallen, shtojnë pasuritë bashkërisht me rotacion pushteti e premtojnë për integrim në BE

Mëngjesin e 8 Dhjetorit, festës së rinisë, politikanët shqiptarë, nxituan të kujtojnë e urojnë këtë ditë historike, të ëndrrës që e kanë shkatërruar dhe penguar për interesa pushteti e pasurimi personal.

Krejt i pa skrupull është mesazhi i Monika Kryemadhit, ku ajo vetëshpallet si “ëngjëll” i 8 dhjetorit e tranzicionit, dhe u betua se (bashkë me Ilirin), do jetë në krye të të rinjve si 30 vite më parë, për të integruar Shqipërinë në BE.

Monika tha në mesazh: – “Rinia e 30 viteve më parë, ndezi një shpresë të re, duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri; kurajua dhe vizioni i tyre, çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane”

Por nuk u tha të rinjve të sotëm; të rinjve të 8 Dhjetorit ’90-të e krejt shqiptarëve, se cilët e shuajtën, përdhosën dhe e bllokuan rrugën e asaj shprese, ëndrre, guximi e sakrifice për integrimin në BE.

Nuk u tha, se në këto 30 vite, ajo dhe IIiri, kanë patur pushtet absolut dhe nëpërmjet këtij pushteti e në emër të pasurimit; kanë shitur interesat kombëtare, kanë vrarë hallexhinj në bizneset e tyre, kanë zhdukur dëshmitarë krimesh, kanë vjedhur miliarda, kanë vjedhur 300 kg flori Thesar i Shtetit e pasuri të shumta të shqiptarëve.

Pas 30 vitesh mashtrime, krime e hajdutëri qe e kanë bërë familjen me pasuri perandorësh; Monika e Iliri që e dhj**në ëndrrën e 8 Dhjetorit, po joshin për vota, të rinjtë e lindur para 30 e 25 vitesh.

Ajo e deklaron hapur në mesazh, rolin e saj e të bashkëshortit, si sundimtarë të vendit, shtetit e politikës, duke thënë: – Ne duhet të mendojmë e punojmë, për të mbështetur fort brezin e ri, dhe t’u krijojmë atyre, të gjitha mundësitë që kanë nevojë, për të qëndruar e punuar në Shqipëri”.

D.m.th., Monika, po u thotë troç të rinjve: – Këto 30 vite u pasuruam ne, familja ime, Saliut, Edit, Lulit, Pandit; ndërsa tani do punoni ju në bizneset tona dhe do paguani taksa, për sundimin tonë”.

A ka shqiptar që i beson më këto përralla me integrim; duke patur në krye të vendit këto “monstra”?

A i beson këto broçkulla, ndonjë nga ata 60% të rinj, që kanë ikur prej politikës e sundimit të Monikës, Ilirit, Saliut, Fatosit, Edit, Lulit etj.?

Askush nuk beson, jo vetëm sepse prej 30 vitesh mashtruan, vranë, vodhën e sunduan si mbretër mesjete Shqipërinë.

Por sepse, sot më 8 Dhjetor, fillon dekada e katërt e tranzicionit të egër jashtë BE; duke patur përsëri në krye të vednit e politikës, të njëjtët që po vazhdojnë sundimin./Pamfleti


        
 
Next Post

Adriatik Llalla tentoi asgjësimin e pasurive para sekuestros, SPAK veproi me shpejtësi me ligjin anti-mafia, i dyshimtë roli i Metës

Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e pandemisë: 15 humbje jete nga Covid dhe 752 të infektuar në vetëm 24 orë

Protestuesit rrëzojnë dhe i vendosin zjarrin pemës së Krishtlindjeve para Kryeministrisë, plagoset "Stresi" nga shokët e tij

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In