• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Halabakët e politikës dhe lëvizja “Stresiste” në Shqipëri

December 11, 2020
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Mentor Kikia

Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mbi shkaqet e revoltës së të rinjve, qeveria dhe mbështetësit e saj e konsiderojnë këtë një vepër të opozitës. Kjo i intereson politikisht, por sepse edhe opozita ka yshtur drutë në këtë zjarr. Në dukje është e njëjti skenar si më 21 Janar.

Kam lexuar shqetësime të shumë qytetarëve mbi aktet e dhunës dhe shkatërrimit, dhe i bashkohem këtij shqetësimi. Por, personalisht nuk dua të mjaftohem me përcaktimin e dhunës si “vepër e bathoristëve të Bashës, Metës dhe Berishës”. Sepse e vërteta nuk është plotësisht kjo. E vërteta është se kjo valë dhune nuk ka thjeshtë frymëzim politik, ajo buron nga shkaqe të thella ekonomike dhe sociale.

Këto tri dekada poskomuniste, u ndërtuan dy Shqipëri. Shqipëria e Gjirit të Lalëzit, Shqipëria e Rolling Hills, Shqipëria e Vjenës dhe Londrës. Shqipëria e politikanëve, Shqipëria e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, Shqipërisa e oligarkëve që u bënë një me politikën. Ata u pasuruan duke vjedhur taksat e qytetarëve dhe paratë e xhepave të tyre.

U pasuruan duke grabitur pasuritë e këtij vendi. Ata e ndanë Shqipërinë si kaçakët plaçën e grabitur. Ata që i quajtën kokëpalarë “grupin e zjarrit” në 21 Janar, dhe ata që i quajnë halabakë të dhunshmit e Dhjetorit 2020, fëmijët e tyre nuk i kanë në Shqipëri. I shkollojnë në Vjenë, Nju Jork e Londër, në kolegjet më të mirë të Botës, e të më shtrenjtët për pasojë. Këta edhe fëmijët i lindin jashtë, edhe kur u dhëmb barku shkojnë jashtë, sepse këtu e shkatërruan edhe shkollën edhe shëndetësinë.

Ndërsa Shqipëria tjetër është ajo e shumicës së Shqiptarëve. Shqipëria ku politika shkel kur ka zgjedhje, i premton, i mashtron, i josh me një vend pune, me një trastë ushqime, i merr votën, madje edhe i përdor si mish për top kur i duhen. Shqipëria tjetër është ajo e bujqëve që punojnë e s’kanë ku shesin prodhimet, e naftëtarëve që punojnë e s’marrin pagat, e minatorëve dhe fasonerive, ku punojnë njereëzit më të keqpaguar në Europë.

Vrasja e një të riu nga policia ishte sebeti i shpërthimit të zemërimit dhe dhunës të një gjenerate të pashpresë deri në palcë. Në ditën e parë, protestuesit “zgjodhën” ti prijë Stresi. U zhgënjyen shumë shqiptarë, nga ata të kafeneve dhe facebook-ut? Po pse u habitet? Cili intelektual shkoi? Dhe, mbi të gjitha, nuk e dini ju që Stresi dhe soji i tij janë idhujt e gjeneratës së re? Nuk e dini që ata ua dinë këngët të gjitha? Madje edhe ky fakt është tregues i krizës së madhe të shoqërisë sonë.

Padyshim që lëvizja “Stresiste” është një lëvizje e dhunshme. Por sërish unë mendoj se njerëzit më të rrezikshëm për këtë vend nuk janë këta, por ata që janë në selitë e partive dhe metastazat e tyre në çdo sektor. Ata që kanë krijurar ato dy Shqipëritë.


        
 
Next Post

Sinoptikanët: Moti do bëj kthesën e çuditshme

"Do digjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Veliu", vjen mesazhi i prerë i kryeministrit Rama

VIDEO/ Florian Marku sherr dhe ofendime në hotel me boksierin anglez: Do të të mbyll në dhomë e do qash si vajzë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In