• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Opozitës i mbeti “fatura” e dhunës në dorë!

December 11, 2020
in Blog
        
 

Nga Alfred Peza

Në ditën e tretë të protestave, që pasuan vdekjen tragjike të Klodian Rashës, filloi kthjellimi për të parë pas tymit atë që po fshihej me aq shumë kujdes e sforcim. Bashkësia ndërkombëtare në Tiranë, përmes ambasadave të SHBA, BE, OSBE e Gjermanisë, ishte unike në dënimin e dhunës dhe thirrjen drejtuar palëve politike që të distancohen qartë e prerë, sa më parë prej saj.

Dhuna e verbër e barbare ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, ndaj pronës publike dhe asaj private, nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën legjitime në demokraci të gjithkujt, për të protestuar në mënyrë paqësore. E aq më pak, me të drejtën për të demonstruar në mënyrë qytetare dhimbjen apo indinjatën e kujtdo, që dëshiron ta shprehi në një rast si ky.

Strategjia e regjisë qëndrore, për ta alternuar me mediat opozitare dhe propogandën e saj, tezën se ajo çfarë po ndodh është revoltë spontane e organizuar përmes rrjeteve sociale, dështoi. Ilir Meta dhe Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi bënë autogolin e tyre më të madh politik të këtyre 30 viteve, duke marë në dorë faturën e dhunës.

Fakti që as Presidenti i Republikës dhe as ish Presidenti, as Kryetari “de jure” i opozitës dhe as ajo e LSI nuk u distancuan për asnjë moment nga dhuna e verbër, nuk e dënuan qartë e prerë atë dhe nuk u vendosën në anën e institucioneve kushtetuese të vendit, rendit dhe qetësisë publike, dëshmoi publikisht se ata ishin urdhëruesit e saj.

Dhuna nga sot e tutje ka vetëm një emër. Cilado palë, cilido grupim, cilado parti dhe cilido lider politik që nuk e dënon dhunën, është urdhërues i saj. Ata që po presin të korrin frute politike prej saj, janë edhe orkestruesit e veprimeve që tejkalojnë çdo të drejtë demokratike, me qëllimin e vetëm, për të përfituar elektoralisht prej dhunës.

Ajo që nisi si një dhimbje kolektive, për këputjen në mes të një jete të pafajshme nga marrëzia e një individi të veçuar me uniformë, përfundoi si një luftë gurësh nga grupe të rinjsh të manipuluar nga liderët e partive të opozitës. Janë pamjet e fundit që u publikuan në media, ato që i dëshmuan gjithë shqiptarëve, atë që e dinte shumëkush në ambjentin politiko-mediatik i Tiranës; ngjarja tragjike, u përdor si sebep, për të nxitur ndezjen e një “revolucioni” të ri.

Për shkak të “revolucionit të molotovëve”, partitë politike të opozitës para zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, rrezikuan të klasifikoheshin nga SHBA si organizata të dhunshme. E vetmja gjë që ka ndryshuar nga atëherë, është se këtë radhë gurët, u hodhën pa praninë fizike të liderëve politikë në bulevard. Ata janë duke e komanduar “revolucionin e gurëve”, me celularë nga distanca përballë ekraneve televizive, duke paguar adoleshentë për të fshehur dorën e tyre.

Në një ambjent politik opozitar ku sekreti është gjëja e fundit që ruhet, nuk ishte fare e vështirë, që e gjitha të zbulohet ende pa u mbushur 72 orë. Ndaj në vend të gurëve, këtë radhë Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit i ka mbetur në dorë fatura politike e tyre. E cila kur përsëritet kësisoj, do të jetë edhe më e rëndë se e para, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga shqiptarët.

Është e vërtetë se që nga koha e revolucionit francez, e deri në ditët e sotme revolucionet i kanë bërë “gavroshët”, por me një ndryshim: Të rinjtë që kanë qenë dhe do të mbeten përjetësisht shpirti i revolucionit, nuk kanë nevojë që të përdorin dhunën e verbër të urdhëruar nga liderët që i kanë kurdisur në prapaskenë, sepse u mjafton idealizmi, entuziazmi dhe energjia e pashtershme e një moshe të pafajshme.

Nërsa ky “revolucioni” i manipuluar në Tiranë, as nuk bën dot pa dhunë, as nuk ngjit dhe as nuk arrin ti shtojë dot radhët e veta. Sepse asnjë palë politike në botën demokratike, nuk ia ka dalë dot kurrë, që të imponojë artificialisht nga lart, një frymë që nuk ekziston nga poshtë. E aq më pak, të fitojë përmes saj, pushtetin. Tani që tymi i dhunës po shpërndahet, gjithkush do ta ketë gjithmonë e më të qartë në ditët në vijim, fushëpamjen për ta identifikuar me zë dhe figurë se kush fshihet realisht pas saj.


        
 
Next Post

Lulzim Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia të ndalë dhunën ndaj minorenëve...te mashtruar dhe të paguar (Video)

LSI kërkon të vijë në pushtet, pas protestave të dhunshme: Duam Qeveri teknike me Ramën

Ekspansioni COVID: E vërteta e hidhur për “modelin suedez” po realizohet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In