• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur Voltana Ademi luan edhe rolin e “shejtan budallait” në Shkodër

December 12, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e PS në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë së qytetit ka bërë një deklaratë, e cila rreket ti tregojë shqiptarëve një version të kundërtën me atë që ata panë. Gjithkush tashmë e di se ajo që ndodhi është vepër e liderëve të opozitës, siç është i tyri çdo gur që është hedhur këto ditë e çdo xham, pronë publike dhe biznes i thyer e i shkatërruar kudo.

Ka shumë argumenta për këtë:

E para, Voltana Ademi dëshmoi për herë të parë me zë dhe figurë, se jo vetëm protestën në Shkodër por në çdo qytet të Shqipërisë e ka organizuar Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Opozita sot i doli për zot në Shkodër, meqenëse në qytetet e tjera, nuk kanë kryetar bashkie.

E dyta, duke pohuar se “ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor”, Kryetarja e Bashkisë doli në rolin e organizatores së tij. E duke qenë qytetarja Nr. 1 e Shkodër dhe organizatorja e marshimit, ajo mban përgjegjësi për gjithçka ndodh, me njerëzit që ajo udhëhoqi në të.

E treta, askush nuk mund të besojë në demokraci, përralla me diversantë të kohës së komunizimit, në versionin e ri të Voltanës. Sipas saj njerëzit që sulmuan selinë e PS, paskan qenë në një marshim me gjithë shkodranët e tjerë, por kryebashkiakja është e vetmja që nuk i paska njohur ato.

E katërta, duke sulmuar të vetmin institucion që nuk ishte nën juridiksionin e Voltana Ademit, ajo thjeshtë sa ka dëshmuar se goditja barbare dhe e paprecedentë në 30 vite pluralizëm ndaj selisë së partisë më të madhe kundërshtare, është thjeshtë një vepër qe ka edhe emër edhe mbiemër.

E fundit, është thjeshtë një provokim prej shejtan budallai, të thuash që një grup doli nga marshimi që ti udhëhiqje e se ti njoftove me vrap policinë, por ajo nuk veproi. Ky është fiks ai skenari për përplasje dhe gjakderdhje të cilin Shkodra e ka vuajtur njëherë në 2 prillin e 1991, e nuk ka për tu përsëritur më kurrë.

Një kryebashkiake mund ti lajë duart publikisht edhe kështu, sepse historia ka njohur shumë e shumë raste të tilla. Sikundër, ajo vetë mund të besojë se të tjerët e kanë besuar, në atë që thotë. Kjo është pjesa e shejtanit në këtë histori. Por budallenj janë të gjithë ata politikanë, që mendojnë se ata që i panë gurëhedhësit dhe fshehësin e vërtetë të asaj dore tinzare, janë budallenj.(Alpenews)


        
 
Next Post

Berisha, Basha, Meta, Meta 2, si b.osët e Camorës me fëmijët!

Guerrilja e kapuçëve, “Çadra e radhës” e PD-LSI: Ja synimi pse po digjen selitë e PS-së

Pretendimi i PD: Policia po na provokon, duke mos bërë asgjë. Ndaj po ndezim zjarre e thyejmë dyer

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In