• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Guerrilja e kapuçëve, “Çadra e radhës” e PD-LSI: Ja synimi pse po digjen selitë e PS-së

December 12, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Nisja e një stine përplasjesh politike në vend pritej prej kohësh, pasi e pat paralajmëruar si Ilir Meta me “popullin e 2 marsit”, po edhe Lulzim Basha disa herë.

Ngjarja tragjike e Klodjan Rashës, thjesht i ka përshpejtuar këto lëvizje.

Të cilat synojnë asgjë të re, por një lloj çadre si ajo e 2017-s apo djegia e mandateve dhe bojkoti i 2019-s.

Synimi është që të bllokohet sistemi në mënyrë që të nxisin mazhorancën dhe Edi Ramën në një marrëveshje në tavolinë para zgjedhjeve.

Në mënyrë që protestat e dhunshme të mbajnë në tension mazhorancën dhe shtetin, që çdo rast fatal apo incident të çojë në përshkallëzim, që ata e quajnë “djegien e Edi Ramës”.

Qëllimet janë disa; që nga kushtëzimi i një vendimi të BE për nisjen e konferencës për negociatat brenda Presidencës gjermane, deri tek synimi elektoral për të ndryshuar një perceptim që duket i favorshëm për PS-në.

Taktika është se si sot në Shkodër, të zhvillohen protesta të ngjashme në qytete ku opozita ka më shumë hapësirë si Kukës, Kavajë, etj që të kryejë veprime të dhunshme në selitë e PS-së.

Duke djegur selitë e PS-së, synohet të tulatet entuziasmi dhe uniteti i elektoratit të majtë, që nga frika e pakënaqësia e mundshme të votojë nga halli për LSI-në e Ilir Metës.

Një skemë e tillë nuk është e re, por është përdorur edhe në fillim të vitet 90, kur aktet e dhunshme ndaj PS-së, duke mos lënë që të zhvillojnë aktivitet politik, kanë sjellë një tulatje të elektoratit, i cili nuk shkonte në votime.

LSI-ja është e interesuar më shumë me këtë aspekt, pasi në vende si Shkodra, Kavaja apo Kukësi, pjesa që ka marrë në votime kanë qenë kryesisht pjesë të PS-së që janë tërhequr në minutën e fundit duke i joshur.

Këtë radhë po përdoret tulatja, si element që mund të sjellë kaos dhe hutim në radhët e mazhorancës.

Pra provokime të vogla, taktikë guerrile e shpeshtë dhe në disa pika për të mos lënë rehat mazhorancën e policinë, derisa kjo të bjerë në veprim fatal, që mund ta shtyjë situatën edhe më keq.

E më pas për tu ulur në tavolinë që të kërkojnë një qeveri pa Edi Ramën para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndaj dhe nuk iu mjafton largimi i Sandër Lleshajt, madje as i Ardi Veliut, duan të ketë një “qeveri teknike” para zgjedhjeve…

TemA

Next Post

Pretendimi i PD: Policia po na provokon, duke mos bërë asgjë. Ndaj po ndezim zjarre e thyejmë dyer

Populli kërkon ndryshim, por jo rotacion dhe riciklim

Tentativa për të shkatërruar, policia shoqëron disa protestues

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved