Reperi Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e tij Stresi, i ka rritur sulmet drejtuar kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një videomesazhi të publikuar prej tij në llogarinë Instagram, e ka kërcënuar atë se do t’i publikoj sekretet.
Videomesazhi i reperit është me fjalë fyese ndaj kryeministrit, edhe pse këngëtari lavdëron të gjithë familjen e Ramës, ai pohon, se do ia nxjerri sekretet atij nëse nuk dorëzon Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu, për ngjarjen ku mbeti i v.rarë 25 vjeçari Klodian Rasha.
Në video, këngëtari përmend emrin e moderatores së njohur Alketa Vejsiu, ndër emrat të tjerë që ai i akuzon se kanë qenë pjesë e historive rozë të kryeministrit Edi Rama.
Madje, muaj më parë moderatorja Alketa Vejsiu, u akuzua nga blogeri Olti Curri, se pjesëmarrja e saj në Festivalin e “Sanremos”, në Itali, ishte fal ndërhyrjes së kryeministrit.
Në atë kohë, e ftuar në emisionin “Opinion”, pyetjes nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Edi Rama e ka ndihmuar për të marrë pjesë në “Sanremo”, moderatorja u përgjigj se kryeministri nuk merret me ëndrrat e saj dhe se Linda Ramën (bashkëshorten e kryeministrit), e ka mikeshë, pasi është një grua e jashtëzakonshme.
Kujtojmë se reperi prej disa ditësh ndodhet në arrati, pasi kërkohet nga policia si pjesë e organizimeve të protestave të dh.unshme në kryeqytet, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë.
Videomesazhi i fundit i Stresit, është bërë në vazhdën e kërkesave të protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut, pas asaj të dhënë nga Ministri i Brendshëm tashmë i larguar nga posti, Sandër Lleshaj./Ekskluzive.al