Me tone të ashpra është shoqëruar mbrëmjen e djeshme debati mes analistit Shpëtim Nazarko dhe zv.kryetarit të LSI, Luan Rama teksa po diskutonin për protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës dhe sjelljen e policisë.
Për Ramën, qëndrimi i tyre ishte poshtërsi, ndërkohë që Nazarko, në emision “Real Story” e ka akuzuar Luan Ramën se policia më e keqe ka qenë në kohën e tij, pasi ishte Ministër i keq i ndikuar nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano.
“Ja dhe kolopuçi…”, Romeo Kara i publikon Ilir Metës videon që po shpërndahet me shpejtësi, qytetarët nuk i lënë gjë pa nxjerrë: Është i gëzuar se vodhi floririn e Shqipërisë!
Pjesë nga debati:
Luan Rama: Ajo familje është vrarë për herë të dytë, se policia nxori tre deklarata. Kjo është poshtërsi.
Nazarko: Kjo polici është shumë herë më e mirë se kur ke qenë ti ministër në kohën e Nanos. Si do që të jesh ti, ke qenë ministër i keq, për shkak të Nanos.
Luan Rama: E di që është më e mirë, por..
Nazarko: Më dëgjo. Janë bërë demonstrata, por a ka njeri të më thotë mua a ka pasur viktima? Unë kam dëgjuar policë që kanë humbur sytë, duart, por di një gjë, që 7 vjet që ka qenë ky, unë shikoj një polic të rregullt në rrugë. Nëse ju mendoni se do ta mundni Ramën me këto metoda, ehe, sepse policia e Ramës është 1 mijë herë më e mirë se e juaja.
Neritan Ceka: Nuk e kam njohur drejtorin e policisë, por më duket një person politik më tepër, se sa teknik. 90% e atyre që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë të vitit 1997, janë djem dhe specialistë të mrekullueshëm. Ata e kanë ndërtuar këtë polici, nuk e ka sjellë nga valixhja e tij Rama. Ne duhet të kishim sot një polici më të mirë se kjo që kemi.