1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Gjykata Kushtetuese dhe dëshpërimi i Ilir Metës

December 25, 2020
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca kanë arritur një fitore personale, duke mposhtur pengesat artificiale proceduriale dhe lojërat me interpretimin e radhës së plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, duke arritur objektivin që shpallën para shqiptarëve, për të ngritur Gjykatën Kushtetuese para 31 dhjetorit.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për të tretin vit, u përdor gjatë për t’i hedhur benzinë zjarrit të krizës politike në vitin 2019, duke ç’dekretuar zgjedhjet dhe duke tentuar të fusin vendin në luftë civile përmes një revolucioni të stisur me molotov.

Në fakt, Ilir Meta ishte dhe shkak i mungesës së Gjykatës Kushtetuese, edhe justifikues i veprimeve antikushtuese me mungesën e saj. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ishte arma më e fortë e hakmarrjes e Ilir Metës dhe Sali Berishës, kundër atyre që mbështetën dhe prodhuan reformën në drejtësi.

Ajo ishte argumenti që ata kishin, pse ishte gabim kjo reformë dhe pse duhet ta paguanim tanimë ne të gjithë me mungesën e Gjykatës.

Mos ngritja e Gjykatës ka qenë një operacion i qëllimshëm, i cili tentonte të përdorte krizat që prodhoi presidenti në favor të lëvizjeve të dhunshme antiligjore. Gjithë argumentet që Ilir Meta jepte për mos ngritjen e saj ranë dje.

Ilir Meta dje dekretoi Përparim Kalon, një jurist i njohur në fushën e avokatisë në Shqipëri, duke përgënjeshtruar veten e tij dhe gjithë aktet e tjera antikushtetuese që bëri në plotësimin e vakancave nëntë muaj më parë, kur konsideroi të paligjshëm radhën e plotësimit të vakancës nga Kuvendi.

Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

Kjo që ka bërë dje është në rregull dhe është e ligjshme. E paligjshme është ajo që ka bërë 9 muaj më parë, duke përdorur si argument faktin që Kuvendi nuk mund ta plotësojë para tij vendin bosh që i ofrohet. Ja që e plotësoi dhe këtë radhë, dhe Ilir Meta nuk e kundërshtoi.

Dhe mirë bëri, se nuk ka çfarë kundërshton. Thjesht provon se ai me bllokimin që bëri nëntë muaj më parë, kishte planin e tij të fuste në krizë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, shaka që nuk guxoi ta përsëriste me dje.

Dhe për këtë duhet të jemi të qartë se i vetmi faktor janë dy ambasadorët që morën përsipër ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para 31 dhjetorit.

Për një javë rresht, ambasadorja Yuri Kim dukej si një dezhurn ndërkombëtar i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar këdo, që nga KED, Kuvendi e presidenti, të mos bënin më lojëra dhe truke për ta sabotuar atë. Dhe më në fund ja doli.

Sot dy njerëzit më të gëzuar në vend jane dy ambasadorët, ajo e SHBA dhe i BE, që deklarojnë se ngritja e Gjykatës Kushtetuese plotëson kushtin kryesor, përhapjen e negociatave.

I vetmi njeri dyshues për këtë gjykatë është presidenti i vendit, i cili shprehu sot skepticizmin për punën e saj, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe.

Dhe nuk ka faj. Nuk mund të presë të jetë i lumtur nga një institucion që u ngrit kundër dëshirës së tij.


        
 
Next Post

Rama jep mesazhin e fortë: Kemi bërë dy katastrofa të mëdha...

Furtunë në PS, Rama në janar mbledh Asamblenë dhe përjashton 40 për qind të deputetëve nga listat e kandidatëve, i pakënaqur me shumë emra

Berisha si Ali Baba, në largim mori qylyma dhe panorama nga Kryeministria! Blendi Fevziu mbetet pa fjalë, për thesarin e ruajtur nga Rama të fshehur brenda kryeministrisë: Kjo është arsyeja që vijnë të na shpërthejnë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com