• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Biznesi i gruas së Lulzim Bashës fitime marramendëse, zbulohet shifra

May 1, 2018
in Aktualitet
        
 

Duket se bizneset e bashkëshortes së Lulzim Bashës janë duke ecur mjaft mirë. Kompania e saj publicitare Landmark Communication, ka pësuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 13% në vitin 2016. Ndërkohë që për vitin që lamë pas, të dhënat nuk janë bërë ende publike. Në një vit, gruaja e Bashës ka arritur që të fitojë nga kjo kompani, më shumë se 200 milionë lekë.

Gara e agjencive publicitare

Me tregun e reklamave që nuk po rritet prej vitesh, kohë të vështira kanë ardhur edhe për agjencitë publicitare. Ato do të duhet të rindajnë mes tyre tortën e të ardhurave dhe të përpiqen që t’u mbushin mendjen klientëve që të kalojnë më shumë buxhet përmes agjencive. Bizneset tentojnë që të negociojnë direkt me reklamuesit, sidomos për shitjen dhe blerjen e hapësirave publicitare.

Pavarësisht tregut në tkurrje, agjencitë po arrijnë të kenë më shumë të ardhura, por këtë po e bëjnë në kurriz të fitimeve.

Qarkullimi vjetor i 18 agjencive kryesore publicitare në vend u rrit me rreth 20% në 2016-n, pas rënies prej 5% me bazë vjetore në vitin 2015 (shiko tabelën: Të ardhurat e agjencive kryesore publicitare në vend, lekë). Të ardhurat totale të tyre ishin rreth 22 milionë euro, duke treguar se rreth gjysma e tregut të reklamave në vend kanalizohet përmes agjencive publicitare. Ndryshe nga të ardhurat, fitimet kanë rënë për më shumë se gjysmën e agjencive. Ekspertët e tregut pohojnë se tkurrja e fitimeve lidhet me shtimin e konkurrencës, që çon në uljen e marzheve të shitblerjes së hapësirave publicitare dhe rritjen e kostove të tjera të aktivitetit, si p.sh. personeli, shkruan albnews.Aktiviteti i agjencive është shumë i luhatshëm, në varësi të klientëve që mund të humbin, apo fitimit të të rinjve dhe qarkullimi vjetor i tyre paraqet luhatje të mëdha nga njëri vit te tjetri.

Pjesa më e madhe e qarkullimit të tyre vjen nga blerja e hapësirave publicitare, por që sipas aktorëve të tregut ka dhe marzhin më të ulët të fitimit, ndërsa më fitimprurëse janë shërbimet e tjera si krijueshmëria dhe prodhimi i spoteve, aktivitete të tjera marketingu etj., të cilat gjithnjë e më shumë kanë filluar të ofrohen nga agjencitë në vend. Vitet e fundit, agjencitë e mëdha kanë konsoliduar aktivitetin, ndërsa hyrjet e reja, ndonëse tentojnë të rriten, mbeten me qarkullim relativisht të ulët.

Le Spot Group është operatori më i madh në këtë segment. Të ardhurat e kompanive të grupit, sipas bilancit përmbledhës të Le Spot për vitin 2016 ishin 1.8 miliardë lekë (rreth 13 milionë euro), me një rënie prej 5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kompanitë kryesore të saj janë Unlimited Media, Le Spot Production, Spot Communication, Optimum Media (indirekt), ndër më të mëdhatë në tregun e agjencive të publicitetit (shih tabelën). Vodafone, reklamuesi më i madh në vend, është klienti kryesor i grupit. Grupi ka gjithsej në pronësi direkte 12 shoqëri, ku më kryesorja është Unlimited Media.

Ogilvy ka shënuar vitin e dytë me aktivitet në rritje, duke u zgjeruar të ardhurat me 167% në 2016-n dhe duke u renditur si agjencia e dytë më e madhe në vend, pas Unlimited Media, që kryeson në listën e agjencive më të mëdha në vend.

Në vend të tretë është Spot Communication (pjesë e grupit të Spot).

McCann Tirana dhe Landmark Communication kanë pasur aktivitete pozitive, duke rritur të ardhurat përkatësisht me 67.3% dhe 13.9%.

Të ardhurat vjetore të agjencive të tjera janë më të ulëta se 1 milion euro. Kompanitë e vogla me rritjen më të shpejtë për 2016 janë Vatra Design Consultancy (V Advertising ltd), Source One, Gogel. Rritja e agjencive që merren me organizim eventesh ka reflektuar diversifikimin e fushatave të kompanive kryesore, për të shkuar direkt te klienti, jo vetëm përmes medias masive.


        
 
Next Post
Tirane, Albania --- Original caption: 7/21/1967-Tirania, Albania: Flowers surround the ballot box as Albania's Premier Enver Hoxha votes in recent National Elections. He won. (Photo from an official Communist source.) --- Image by © Bettmann/CORBIS

Reformat financiare që ndërmori Enver Hoxha, ekonomia e Shqipërisë e varur nga aleancat me vendet e fuqishme

1 Maji në Shqipëri festë, Parisi “tym e flakë”

Biznesmenia shqiptare rrëfen dhimbjen e tmerrshme pas vdekjes së të dashurit: “Nuk ka mashkull shqiptar që ta zëvëndësojë”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In