• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Regjistrimi i emigrantëve/ Do të bëhet nga KQZ-ja përmes një sistemi teknologjik dhe jo nga E-Albania

January 11, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një sistemi teknologjik online, të cilin do e krijojë vetë dhe jo përmes portalit e-Albania.

Në projektvendimin përfundimtar parashikohet ndërtimi i një sistemi të ri, i cili do të jetë i aksesueshëm përmes një aplikacioni të shkarkueshëm edhe nga smartphone-t. Por, si do funksionojë ky sistem?

Shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, do duhet të deklarojnë të dhënat personale, si emër, mbiemër, foto e dokumentit të identitetit e deri te leja e qëndrimit apo edhe kontrata e ujit dhe dritave e shtetit ku jeton. Për të shmangur ndërhyrjet dhe rrezikun e deklarimit te rreme sistemi do i kërkojë votuesit te identifikohet me një nga dy mënyrat.

E para parashikon që emigranti duhet të deklarojë të dhëna personale për prindërit, vëllezërit apo motrat dhe fëmijët e tyre, si për shembull datëlindja apo vendlindja. Mënyra e dytë parashikon identifikimin e fytyrës përmes një aplikacioni ose një faqe web.

“Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone-n e tij një aplikacion, i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij me foton në dokumentin e identifikimit. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web nëpërmjet një kompjuteri me kamer”.

Pas kryqëzimit me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile, emigranët do përjashtohen nga lista përfundimtare e votuesve në Shqipëri. Brenda 24 shkurtit parashikohet të mbyllet regjistrimi i diasporës, e cila pritet të votojë për herë të parë me 25 prill.

Top Channel


        
 
Next Post

Socialistët nuk presin më, më 18 janar ligji për izolimin e Metës shkon në Kuvend, gati drafti kundër presidentit

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe jep lajmin fantastik: Dhe pak orë nga...

Kryemadhi ngatërroi Metën me Ramën/ “Padashje Moni ka thënë të vërtetën”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e rëndësishme: Likja, kopsiti aferën...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In