• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bonus qiraje pa afat nga Bashkia e Tiranës për 2467 familjet e prekura nga tërmet

January 14, 2021
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Bashkia e Tiranës jep bonus qiraje për 2467 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019.

Të gjitha këto familje do të përfitojnë tashmë pagesën e qirasë pa një afat kohor, deri në momentin e ndërtimit apo rikonstruksionit të plotë të banesave të tyre nga ana e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky vendim vjen pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria në aktin normativ nr. 8, datë 07.12.2019.

Pas tërmetit, Bashkia e Tiranës trajtoi më bonus qiraje për një periudhë 1-vjeçare familjet, banesat e të cilëve janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit.

Duke qenë se në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës, u evidentuan dëme të shumta ndërtimore në të gjitha Njësitë Administrative në juridiksionin administrativ të saj, u hartuan disa plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Me dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimin e dosjeve, 2885 individë/familje kanë përfituar pagesën e qirasë për një periudhë 1 vit, sipas vlerës së tregut të lirë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit ka vijuar puna për rindërtimin e banesave, dhe një pjesë e këtyre familjeve janë futur tashmë në banesat e reja.

Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit vendimmarrës, zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet/ individët, banesat e të cilëve si rezultat i tërmetit të datës 26 nëntor 2019 janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga instituti i ndërtimit.

Me miratimin e ketij vendimi diten e sotme, Bashkia Tiranë do të vijojë të paguaj bonusin e qirasë për 2467 familje, deri në momentin kur banesat e tyre do të rindërtohen apo rikonstruktohen plotësisht.


        
 
Next Post

Sot Shqipëria më shumë të infektuar se Greqia plot 660 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Rama jep lajmin në Open: Janë 2.2 milionë shqiptarë për tu vaksinuar, marrëveshja me Pfizer do kalojë në Parlament

Marrëveshja me Pfizer falë kontakteve personale”! Rama sërish kritik ndaj BE: Ç’na duhen paratë kur nuk ka vaksinë? Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In