• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët

January 18, 2021
in Blog

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ka nisur fushatën elektorale sikur të ishte kryetari de jure i LSI. Sot ka bërë takimin e radhës në Selenicë dhe duket se nuk ka drojë të flasë as për LSI, as për rrjedhjet e anëtarësisë, as për të bërë interpretime politike para fushatës elektorale, dhe as për të qenë më i kujdesshëm kur bën thirrje për përmbysje politike.

E bën duke shpresuar që do të ketë reagim kundër tij dhe kështu ai të ketë rastin të vihet në qendër të vëmendjes.

Socialistët, të cilët para se të zbatojnë çdo ligj, me sa duket bëjnë një herë llogari a kanë leverdi a jo, dhe nuk reagojnë.

Sipas llogarive që ata bëjnë, shfaqja në publik e Ilir Metës është në favor të atyre, pasi forcon idenë e riciklimit të tij dhe Sali Berishës. Madje, këtë e forcojnë dhe më shumë me spotet e tyre dhe me hapësirën që i japin shfaqjeve publike të Ilir Metës.

Dhe kështu, Ilir Meta vazhdon e bën çdo ditë fushatë elektorale, përfshihet në debatin politik, sikur të ishte Petrit Vasili, dhe merret me mikromenaxhimin e fushatës, duke thirrur gjithë kandidatët në Presidencë e duke ndarë zona.

Kjo është shumë e rëndë për shtetin ligjor dhe statusin e institucionit të Presidencës. Në çdo rrethanë tjetër, Presidenti do ishte vendosur para përgjegjësive ligjore dhe debateve të ashpra politike për akte të tilla.

Socialistët, që janë kundërshtarë të tij, jo vetëm që nuk reagojnë, por janë gati ta shëtisin vetë qytet më qytet, për t’i treguar popullit që ky tipi kërkon të vijë përsëri në pushtet.

Aq malinj është ky qëndrim, sa Ilir Meta shfaqet më shumë në mediat afër pushtetit, se sa ato të opozitës.

Tani që kjo është taktikë elektorale e Edi Ramës, biem të gjithë dakord. Biem dakord që edhe ai ka të drejtë ta përdorë Ilir Metën dhe Monikën si gogol.

Por pavarësisht kësaj, në këtë vend dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe për zbatimin e ligjit. E dimë që Ilir Meta u duhet si ikonë e rivalit politik, për ta bërë të sigurtë mos ndryshimin e pushtetit, por sakrifikimi i ligjeve për llogari politike, është po aq i dëmshëm sa rikthimi i Ilir Metës në pushtet.

Të paktën një fjalë sa për t’u dukur që kanë respekt për ligjin, socialistët mund ta thonë kundër pjesëmarrjes së Ilir Metës në fushatë. Jo se pas kësaj Ilir Meta nuk do dalë më nga zyra, por që ata si pushtet të kenë një raport me zbatimin e ligjit.

Se ndoshta i ndihmon fati dhe ai nxehet e del dy herë në ditë në televizion, dhe u del më mirë kështu. Edhe duket sikur mbrojnë ligjin, dhe Ilir Meta i ndihmon për fitoren.

Next Post

Çiljeta "tradhëton" PD-në: Jam larguar sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha, do votoj PS dhe Edi Ramën

Rama jep alarmin: Harbutëria dhe babëzia e pashembullt nga persona të neveritshëm duhet denoncuar

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved