• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Ndryshimi: Djali i Sheqeres dhe djali i Maries

February 7, 2021
in Blog
        
 

Nga Bledi Mane

I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.

I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër.

I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij.

I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.

I dyti u rrit larg natyrës por afër dashurisë, i pari jetoi mes natyrës por larg dashurisë. Kur i pari preku lodrën me dorë e përdhunoi dhe e shkatërroi, i dyti pasi mbaroi së lozuri ua dha fëmijëve të tjerë.

Kur i pari mori pushtetin vetëm për vete përdhunoi, përndoqi, shkërmoqi, vrau liritë dhe katanditë. I dyti hapi dyer e dritare, promovoi, e mori, e nxori dhjetra e qindra…

I dyti pasi u mund me votë, kokëulur u largua dhe ia dha historisë fjalën. I pari i plakur me brekë nëpër këmbë ende lufton me inferioritetin dhe ligësinë të cilat ia konin çdo mëngjes me qumështin e dhisë…
Sa nga dëshpërimi dhe sa nga turpi dhia ngordhi atje lart në bjeshkë ndërsa turpi dhe dëshpërimi ende bëjnë devër në kryeqytet!


        
 
Next Post

Qeveria kërcënon me izolim të ri, niveli i infeksionit 10 përqind më i ulët se muaji dhjetor

Ramës i ndodh e papritura në Sarandë, ndërhyjnë urgjent bodyguardët (Video)

"Do vdes për p****n tan"! Rudina Dembacaj kalon çdo kufi parashikimi: Shihemi në...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In