• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet marrëveshja e koalicionit të PD me aleatët për zgjedhjet e 25 Prillit, ja kush do e ndihmoj Lulin të rrëzoj Ramën (Foto)

February 24, 2021
in Aktualitet, Debat, Kryesore
        
 

Koalicioni që Partia Demokratike do të krijojë me partitë e tjera opozitare pritet të mbaj emrin “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.

Në marrëveshje thuhet se “ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”.

“Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj:
Vendosëm që:

Të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.

Në marrëveshje përcaktohet emri i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN” dhe sigla e koalicionit. Gjithashtu thuhet se partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partitë aleate autorizojnë z.Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Po kështu autorizohet Ivi Kaso që:
Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.

Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.

Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr.1 dt. 23.12.2020 të KQZ.

Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti.

Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimi ne tyre sipas përkatësive partiake.

Kujtojmë që pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike janë 6 parti politike:

LZHK – Dashamir Shehi

PAA – Agron Duka

PDIU – Shpëtim Idrizi

PR – Fatmir Mediu

PDK – Nard Ndoka

PBDI – Vangjel Dule

Balli Kombëtar – Artur Roshi

Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj


        
 
Next Post

Opozita parlamentare hyn në listat e PS, zbardhen emrat e deputetëve që do kalojnë tek socialistët

Ardian Dvorani sqaron një herë e mirë përplasjen me Metën: Ai të veprosë si e vlerëson, unë raportet i kam me Kushtetutën

Këngëtari Flori Mumajesi humb njeriun e shtrenjtë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In