Shifrat e rasteve të reja me COVID dhe viktimave nga ky virus vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3689 testime, shënuar 916 raste të reja pozitive dhe 20 humbje jete nga COVID.
Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe një mjek në Berat dhe një efektiv policie në Kavajë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe janë shëruar 849 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.
20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç. Mes viktimave janë edhe një mjek në Berat dhe një efektiv policie në Kavajë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID.