• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Deputeti i PS-së njofton papritur largimin nga partia: Nuk do të garojë më!

March 6, 2021
in Aktualitet, Debat

Prurjet e reja duket se kanë detyruar edhe shumë spostime, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku disa deputetë do të lëvizin drejt qarqeve të tjera, ndërsa ka nga ata që kanë preferuar të largohen.

Një prej këtyre të fundit është Sadi Vorpsi, i cili pas 4 vitesh si deputet i PS, ka njoftuar se nuk do të garojë më.

“Kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë te familja ime dhe në angazhime të tjera private”, shkruan Vorpsi në Facebook.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për A2 se ish-prefektit të Tiranës i ishte propozuar një vend në pozicionet e poshtme të listës së Tiranës, larg zonës së sigurt.

Duke vlerësuar punën e bërë deri tani nga qeveria, Vorpsi premtoi se do të jetë gjithsesi aktiv në fushatën zgjedhore.

“Kam shijuar çdo moment përfaqësimin e komuniteteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku.

Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 prillit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë”.

Pasditen e të hënës, pak para skadencës zyrtare për dorëzimin e listave në KQZ, socialistët do të mbledhin Kryesinë e partisë së tyre, për të finalizuar listën e kandidatëve për deputetë.

Next Post

E shtruar prej disa ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën studentes 22-vjeçare

U qëllua me qytën e pistoletës, çfarë ndodhi tek ish-Blloku: Në makinën e të dhunuarit dhe një grua shtatëzanë

Do të vendoset një limit, nuk ka më penalitete pafund për kreditë konsumatore

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved