Kryeministri i vendit, Edi Rama, u pa teksa ngjiste shkallët në drejtim të kryesisë së Partisë Socialiste. Siç ishte parashikuar mbledhja do të niste në orën 18:00.
Por burimet e fundit bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orë 19:30. Ndërkohë që pritet të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri do t’i japë “dorën e fundit” listës, përpara se ta dorëzojë atë në KQZ, por duket që i duhet kohë më shumë për të përmbyllur listat.
Në selinë e PS ndodhet tashmë kryeministri Edi Rama, i cili do të takojë me radhë sot drejtuesit politikë të qarqeve.