• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Afera e bllokut 700 mijë euro, juristi Romeo Kara: Meta të nxjerrë videon që ka për Shkëlzenin, të tregojë bëmat e djalit të Sali Berishës

March 22, 2021
in Blog

Juristi Romeo Kara ka rikthyer në skenë videon e famshme të bllokut 700 mijë euro dhe kërcënimet e Ilir Metës në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në vitin 2013, Meta vendosi të braktiste Sali Berishën për Edi Ramën dhe ky vendim solli përplasje e kërcënime ndaj njëri-tjetrit, madje nuk munguan edhe akuzat e ndërsjellta mes tyre.

Por kulmi i këtyre përplasjeve u shënua kur plasi skandali “Doshi”, teksa deputeti Tom Doshi akuzoi publikisht Metën se kishte tentuar ta eliminonte fizikisht. I gjendur përballë këtyre akuzave të forta dhe që po përdoreshin nga opozita e kohës me në krye ish-kryeministrin Berisha, Meta sot Presidenti i Republikës, i tregoi muskujt ish-kryeministrit Berisha dhe ja bëri të qartë se ai nuk jep më dorëheqjen për një video, pasi siç tha ai në atë kohë, e kishte bërë njëherë në vitin 2011.

Kara: Meta të flasë për Shkëlzenin

Mirëpo teksa presidenti Ilir Meta është në kulmin e “dashurisë” me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka firmosur me Partinë Demokratike një marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, juristi Romeo Kara ka gërmuar në të shkuarën e ish-liderëve të LSI dhe PD.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, juristi Kara ngre një pyetje mjaft të rëndësishme, ndërsa i drejtohet publikisht presidentit Meta se përse nuk flet më për videon lidhur me djalin e ish-kryeministrit Berisha, për të cilën dha dorëheqje në vitin 2011 kur plasi skandali i bllokut 700 mijë euro. “Pse nuk e tha kurrë Likja çfarë kishte bërë budallai i Saliut, gjë për të cilën ai pretendon se dha dorëheqjen? Tani lind pyetja tjetër: Çfarë ka lënë pa bërë budallai dhe a e ka marrë parasysh Likja përsëri budallain, në rast se LSI rivjen në pushtet përkrah budallait”, shkruan Romeo Kara.

Ja kur nisën përplasjet Meta-Berisha

Tom Doshi pretendonte se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Për të vërtetuar pretendimin e tij Doshi paraqiti edhe një të penduar, Durim Bamin, i cili tha se ishte kontraktuar për të hequr qafet Doshin. Në atë kohë Berisha i kërkonte dorëheqjen Metës. “Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit…

Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta, për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit, ia përplasën në fytyrë siç e meritonte… Për t’i rënë më shkurt, sepse mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin, duhet t’i japim shans hetimit. Propozimi im është ky: jep dorëheqjen nga parlamenti dhe hapi rrugë hetimit. Mos shfrytëzo kuotat e krimit, për të qëndruar në post! Je kokë e qelbur”, deklaroi Berisha. Por ndaj tij Meta reagoi me një mesazh kërcënues, ku la të nënkuptohej se në skandalin e videos së Priftit ishte i përfshirë dhe Shkëlzen Berisha.

“Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit dhe ti e di shumë mirë dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi”. Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Next Post

PS listë të pastër! Ja 12 kandidatët për deputetë të LSI-së dhe PD-së, që do skanohen nga prokuroria, verifikime dhe jashtë shtetit

Historike/ Zoran Zaev fiton bindshëm garën, merr detyrën e rëndësishme, zgjidhet për herë të tretë

Albin Kurti ngatërron Vjosën e tij me lumin Vjosa! "Ultimatum" Ramës se çfarë duhet të bëjë me Vjosën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved