Një prej folësve të Partisë Demokratike, ishte aktori Neritan Liçaj, i cili nuk është përmbajtur në fjalorin e tij, që më shumë ngjante me një rrugaç, se sa një aktor.
“O pjella bastarde, ju e shqyetët Tiranën.
Ju pretendoni të vazhdoni atë që keni nisur.
Por çfarë keni nisur, veçse krimin.
Ne do japim shpirtin këtë radhe, madje edhe jetën, për t’ju mundur.
Tik tak, tik tak, tik tak, Rama ik, Rama, Rama ik”, tha ai.
“Për ti thënë atij sheshi përballë që i ka sytë këtu se ne nuk jemi dembelë. Ne nuk jemi zdromsa, jemi bijtë e Shqipërisë që këtë pranverë do të fluturojmë lartë.
Çitjanës me çizme të arnuara dhe lalit me gjuhë nepërkë që nuk na mposhtin dot. Ne sot festojmë, festojmë ringjallen e shpirtit të shqiptarit.
Festojmë për atë flamur. Ju shembët tempujt e njeriut, teatrot, ju shembët tempujt e lindjes, maternitete, e shqyete Tiranën tonë të bukur, dhe pretendoni që të coni atë që keni nisur.
Tani do e nisim ne. Ne që e duam Shqipërinë. Do e nisim ne qytetarët që refuzojmë të themi nuk bëhemi. Jo ne bëhemi. Ne jemi bijtë dhe nipërit e Skënderbeut. Ne jemi ata që do u plasim votën.
Tik tak erdhi koha. Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa vlen lëkura. Shikoni na ky shesh se këtu pulson shqiptari. Ju them atyre njerëzve, secili nga ne ka pasur pikëpyetje.
Unë ju jap një këshillë, shkoni në paqe sot në Shqipëri, jeni për ti gjetur të gjithë përgjigjet, fëmijët tanë të mos bredhin rrugëve të botës.
Që fëmijët tanë të mësohen ta duan atdheun. Shikoni thellë me mendje të pastër, të gjithë atyre njerëzve të administratës, ju them mos kërrusni shpinën kur hani kërcënime.
Të gjithë atyre efektivëve të policisë, ju kujtoj betimin që kanë bërë me atë uniformë,. Të gjithë atyre njerëzve që u ofrohet thesi i miellit, të mos e pranojnë.
Mos pranoni më të gjunjëzoheni. Tik tak, tik tak, vetëm një thirrje “Rama ik””, tha Liçaj.