• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sherri në Mamurras për lojërat e fatit, si u plagosën policët nga pjesëtarë të fisit të ish deputetit të PD Mhill Fufi

April 14, 2021
in Aktualitet, Kronike

Plagosja e 3-fishtë ditën e djeshme në qendër të Mamurrasit ka përfunduar me arrestimin e 4 personave. Në pranga ra efektivi i policisë David Medani, 45 vjeç, i cili plagosi nga pakujdesia 2 kolegët e tij dhe një person tjetër.

Të arrestuar janë edhe 3 prej personave të përfshirë në sherr, Gjon Fufi, 40 vjeç, Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), 36 vjeç dhe Rudolf Fufi, 31 vjeç, të tre lindur e banues në Mamurras. Ngjarja ndodhi pasi efektivët e policisë u përfshinë në një sherr me disa pjesëtarë të fisit të ish deputetit Mhill Fufi.

Efektivi i policisë do të gjykohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”. Ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë të fisit Fufi do të përballen me veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Si nisi përplasja? Gjithçka filloi gjatë një kontrolli të efektivëve në lokalin e F.L. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

3 policët, David Medani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, gjatë paradites së djeshme kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit por kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit Nikoll Vorfi (Fufi), i cili është shoqëruar më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë.

Por ngjarja nuk është lënë me kaq, ku Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.

Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Medani i cili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë dëmtuar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ka bërë që mëngjesin e sotëm policia të arrestojë efektivin David Medani dhe Gjon Fufin, Nikoll Fufin (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi) dhe Rudolf Fufin.

Gjithashtu policia ka sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë David Medani dhe automjetin tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Next Post

"Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit...", Sekretari i UÇK-së reagon ashpër kundër deklaratës së Ilir Metës

Njihuni me dietat marramendëse që marrin deputetët që edhe emrat nuk ja keni dëgjuar

FOTO/ Fëmijët e Adem Jasharit para se të vriteshin për atdheun, fëmijët e Ilir Metës para nisjes për të jetuar në vilën e Londrës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved