Gazetari i familjes Berisha-Meta, Çlirim Peka ka vizituar sot aeroportin e Kukësit.
“Investimi privat me serioz ne Veri. Pak rendesi kush e pret shiritin!”- shkruan Çim Peka, teksa poston foton i buzëqeshur dhe me duar në xhepa.
Kujtojmë që deri më sot, opozita ka sulmuar ashpër Ramën për Aeroportin e Kukësit.
Por, ashtu si në rastin e stadiumit “Air Albania”, apo edhe të këndit të lojërave, pas akuzave, ata që shkojnë të parët, janë pikërisht njerëzit e opozitës.
Kujtojmë që Rama premtoi se Aeroporti i Kukësit do të jetë gati para zgjedhjeve, në mënyrë që më 25 prillit, “çunat e Londrës” të vijnë e të votojnë kundër tij.
Me sa duket, Çim Peka nuk ka duruar dot 25 prillin dhe ka shkuar një javë më herët.