• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“The Washington Post” nxjerr SONDAZHET e fundit, tregon se kush parti fiton bindshëm në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit

April 21, 2021
in Aktualitet, Kryesore

Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” i ka dedikuar një shkrim zgjedhjeve në Shqipëri, ku na ndajnë edhe katër ditë nga votimi.

“The Washington Post”, shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama rifiton zgjedhjet këtë fundjavë në mënyrë që ai të mund të punojë për ta shndërruar një nga vendet më të varfra të Europës në një kampione të turizmit.

Ndikimi negativ i pandemisë në ekonominë e Shqipërisë është një nga çështjet thelbësore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat BE i ka vënë si kusht për të filluar negociatat e plota për të pranuar vendin e vogël ballkanik si një anëtar. Parregullsitë kanë dëmtuar zgjedhjet e mëparshme në Shqipërinë postkomuniste.

Kryeministri Rama inaguroi një aeroport të ri ndërkombëtar që u hap të dielën, një marrëveshje ndërtimi e arritur sot për një aeroport tjetër në vijën bregdetare të vendit prej mbi 300 kilometrash dhe planifikon të kthejë portin e Durrësit në një destinacion vetëm për tragete, jahte dhe anije të tjera argëtimi si shenja premtuese.

“Ne jemi në rrugën e duhur për ta shndërruar këtë vend në kampionin e Ballkanit Perëndimor për turizmin”, tha Rama në një intervistë për ”The Associated Press”.

Sondazhet parazgjedhore kanë treguar se Partia Socialiste e Ramës ka të ngjarë të zërë vendin e parë në zgjedhje.

Shqipëria tërhoqi më shumë se 6 milionë turistë në 2019, kur turizmi zinte rreth 9% të PBB-së. Shifrat paraprake të vitit 2020 nga Ministria e Turizmit tregojnë të paktën një rënie prej 40% të të ardhurave nga turizmi, që i atribuohet pandemisë. Një shtetrrethim me orar të caktuar, rregullat e distancës sociale dhe masa të tjera të kontrollit të virusit të urdhëruara nga qeveria kanë prekur kryesisht hotelet, restorantet dhe kafenetë.

Si pjesë e programit të vaksinimit masiv të vendit, qeveria u ka dhënë përparësi punonjësve të hotelit dhe restoranteve si dhe operatorëve të shtëpive private me qira përgjatë bregdetit ose në vendpushimet malore.

Pas ankesave të mëparshme për vonesa, Rama falënderoi ekzekutivin e Bashkimit Europian për dhurimin e 145 000 dozave të vaksinave për Shqipërinë.

Brukseli i hapi dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2020 për fillimin e negociatave të anëtarësimit të plotë, por asnjë datë nuk është caktuar për takimin e parë.

”Bashkimi me BE mbetet qëllimi kryesor i Shqipërisë”, tha Rama.

“Procesi i integrimit… është një proces i kapërcimit të pengesave. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të jemi atje dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Shqipëria pa një rënie prej 3,31% të PBB-së në 2020 për shkak të pandemisë dhe një tërmet fatal me magnitudë 6,4 ballë Rihter më 26 nëntor 2019 që shkaktoi dëme të konsiderueshme.

”Hapat e ardhshëm për vendin janë lënia pas e pandemisë dhe pasojat e tërmetit dhe ta ngjisim Shqipërinë më lart”, thotë kryeministri.

“Ne duam të jemi kampionë në turizëm. Ne duam të jemi kampionë në energjetikë. Dhe ne mund të jemi (me siguri) në agroturizëm”, shton Rama.

”Ne duhet të shkojmë më tej. Dhe këto janë qëllimet tona”, përfundon ai.

Next Post

“Një fazë e re e ngjitjes në majën ku duam dhe meritojnë shqiptarët”, kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur (Video)

"Arsen Lupen" i Presidencës ëndërrron... me 26 Prill prokuror: Populli do përmbysë fuks-shtetin e “Rilindjes”! Të fortëve, edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

VIDEO/ Ekzekutohet me armë zjarri Pjerin Xhuvani, PD e cilësoi si organizator i grupit kriminal në përplasjen në Elbasan

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved