Partia Socialiste ka shënuar një tjetër fitore në njësinë 7 duke thelluar rezultatin me 3257 diferencë.
Kandidatja Etilda Gjonaj komunikoi arritjen e një rekordi historik votash për PS në këtë njësi zgjedhore ku kutia e fundit e votave për partitë përfundoi në orën 15:00.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj që kandidonte përballë Agron Shehajt, u shpreh se:
“Sapo u numërua vota e fundit për numrin 12 në zonën zgjedhore 37 dhe kemi regjistruar rezultatin më të lartë historik për Partinë Socialiste në këtë zonë.
Pas një fushate të gjatë dhe plot entuziazëm dhe pas një maratone numërimi, jam e lumtur dhe tejet krenare të shënojmë 15,918 vota për Partinë Socialiste dhe kryetarin Edi Rama tek Njësia 7.
Më shumë se në 2013! Më shumë se në 2017!
Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të shtatës për besimin e palëkundur tek Partia Socialiste dhe tek fushata jonë kokë më kokë me zgjedhësit.
Një falenderim i veçantë për ekipin e fushatës për sakrificat dhe pasionin.
Të gjithë bashkë ia dolëm të kapim një rekord të ri elektoral tek Shtata dhe një sukses elektoral pa precedent”, nënvizon Gjonaj, e cila edhe pse e kishte sfidën e saj të parë elektorale, mundi të fitojë bindshëm përballë Shehajt i cili shihet si një kandidat i fortë i opozitës.