• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Rezultati shokues: Si u zhduk LSI-ja nën drejtimin e Monika Kryemadhit, fshihet nga harta elektorale në 9 qarqe

April 27, 2021
in Blog
        
 

Nga Adriatik Doçi

Rrudhja dhe rënia drastike e Lëvizjes Socialiste për Integrim nisi që me ‘eksodin e madh’, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, ku u braktis nga qindra anëtarë dhe dhjetëra drejtues të saj, por rrallëkush mund ta kishte menduar se, partia Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të fshihej nga harta elektorale e 9 qarqeve të Shqipërisë.

Teksa po numërohen kutitë e fundit, shkatërrimi dhe rrënimi elektoral i LSI-së, nën drejtimin e Monika Kryemadhit, është i qartë, i gjithanshëm dhe katastrofal, krahasuar me rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 2017.

Ndërkaq, angazhimi i hapur i Ilir Metës në fushatë, javët e fundit, bashkë me stafin e Presidencës, sidomos në Vlorë, Elbasan, Berat dhe Durrës, jo vetëm nuk e parandaloi disfatën e LSI, por duket se, me retorikën e tij konfrontuese, kërcënimet dhe kthimin e 25 prillit në një referendum kundër reformës në drejtësi dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, vetëm sa e ka thelluar rrënimin elektoral të LSI-së. Nga ana tjetër, ky angazhim politik i Ilir Metës, komprometues për institucionin e Presidencës është shënuar nga OSBE/ODIHR si një njollë e këtij procesi zgjedhor.

Po çfarë ka ndodhur me LSI-në nën drejtimin e Monika Kryemadhit? Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, Ilir Meta ia la në administrim LSI-në bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, pasi u zgjodh President. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.85 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.

Në zgjedhjet e 2017, LSI ka marrë 1-2 mandate në të gjitha qarqet e vendit, me përjashtim të Kukësit. Në zgjedhjet 25 prillit, LSI nuk ka marrë asnjë mandat në Dibër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat. LSI ka arritur të marrë 2 mandate në Tiranë nga 5 që kishte marrë në 2017, një mandat në Fier nga 2 që kishte marrë në 2017 dhe një mandat në Shkodër.

Në Berat, që konsiderohet edhe si shtëpia e LSI-së, partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka prekur fundin. Në vitin 2017, LSI merrte në Berat rreth 24 % të votave dhe 2 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk ka marrë asnjë mandat. Rezultati i LSI-së në qarkun e Beratit është 8384 vota ose 11 %.

Për disfatën e LSI-së në Berat, duke se ka ndikuar edhe largimi i dy figurave kryesore të saj partie në këtë qark, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, të cilët iu bashkuan PS-së. Meta dhe Kryemadhi i konsideruan dy ish-deputetë, pas largimit, si llumi i LSI-së. Ilir Meta u angazhua në Berat që në muajin shkurt, për të kompensuar gropën që la pas Naço dhe Rehovica, por fati i partisë nuk ndryshoi.

Një tjetër goditje LSI-ja ka marrë në Durrës, qark në të cilin në 2017, mori 2 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI në Durrës ka marrë rreth 9 mijë vota ose 6 %. Ky rezultat ende nuk ka prodhuar mandat në Durrës. Në humbjen e LSI-së në këtë qark mendohet se ka ndikuar edhe largimi i Lefter Kokës nga LSI-ja tek PS-ja. Për këtë arsye, Meta nisi një fushatë të egër sulmesh ndaj Kokën, i cili më parë ka qenë deputet dhe ministër i LSI-së.

Po aq e rëndë është disfata e LSI-së në Elbasan, qark në të cilin në zgjedhjet e 2017, mori 2 mandate, 23.536 vota ose 14 %. Në zgjedhjet e 25 prillit, në Elbasan, rezultati i LSI-së është kastrofal, vetëm 4.4 % ose 6892 vota. Disa ditë para zgjedhjeve, me sa duket i informuar për situatën e rëndë të partisë, Meta deklaroi se do të zhvendosej në Elbasan, sipas ti për të mbrojtur votën e lirë. Dhe ashtu ndodhi, por fati i LSI-së nuk ndryshoi.

Në Tiranë, LSI-ja ka humbur 3 mandate krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat mori 5 mandate, rreth 56 mijë vota ose 13,45%. Në zgjedhjet e 25 prillit 2017, rezultati i LSI-së në Tiranë, kur kanë mbetur edhe 150 kuti pa u numëruar, është 24 mijë vota ose 6 %.

Në Vlorë, në zgjedhjet e 2017, LSI mori 1 mandat, 12.246 vota ose 11,24%. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Vlorë, kur janë numëruar të gjitha kutitë me fletë votimi, LSI-ja ka marrë 6002 vota ose 6 %. Gjatë fushatës elektorale, Ilir Meta u zhvendosu bashkë me stafin e Presidencës në Vlorë, duke u angazhuar hapur në krah të PD-LSI, fakt që u konstatua dhe denoncua edhe nga OSBE/ODIHR në raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet.(Shqiptarja.com)


        
 
Next Post

VIDEO/ Plasi sherri në Durrës, Ferdinand Xhaferaj provokon socialistët: Jeni zagarë të Vangjushit. Dako: O Ferdinand, morët k***n

Basha, Monika e Iliri tani s’kanë rrugë tjetër, veç të japin dorëheqjen. Ramës s’kemi ça i themi, se mori një fitore që s’e konteston dot

Kamera e fshehtë: Anëtari i LSI-së në Lezhë blen vota për llogari të Viktor Tushës për 50 mijë lekë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In