• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet emri i parë: Ky është Presidenti që është ofruar të jetë garant në Speciale për Hashim Thaçin dhe të tjerët

May 2, 2021
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Kroacia i del zot ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, për mbrojtje në liri.

Çfarë do të ndodhë me fatin e ish presidentit? Kush janë politikanët e lartë shqiptarë që mund të dalin garant për të liruar me kusht Hashim Thaçin
Kështu ka thënë Hisen Berisha, ish-gjenerali i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në emisionin A23 me Flaka Vitakun.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje” – ka deklaruar Berisha.

Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

”Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë” – ka deklaruar Berisha.

Berisha e konsideron këtë një turp për Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

”Eshtë për turp… kjo sot cfarë ka ndodh, rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë” – ka thënë Berisha.

Gjykata Speciale të premten ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.

Ata po akuzohen për krime lufte. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.


        
 
Next Post

Pas fitores së thellë, Erion Braçe jep lajmin e mirë: Pagën minimale 400 mijë lekë dhe tatimin zero! Mezi pres të firmos

Kë kanë zgjedhur si kryetar të Partisë Demokratike? Degët e PD-së të qarkut Gjirokastër marrin vendimin: Do të vazhdojmë betejën nën drejtimin e...

Hapet rruga për plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë dhe forcimin e kompetencave të SPAK, Kuvendi rrëzon dekretet e presidentit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In