Situata nga Koronavirusi në spitalet Covid është përmirësuar ndjeshëm.
Mjeku infeksionist Edmond Puca ka treguar se në spitalin Infektiv ndodhen vetëm 30 të shtruar.
Ndër ta nuk ka pacientë në moshë të re.
“Janë midis numrave 30-35 pacientë, të cilët po marrin shërbimin. Numri i rasteve është i limituar. Aktualisht janë midis moshave mbi 60″, është shprehur mjeku për “Abc News”.