• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër

May 18, 2021
in Aktualitet, Dosja X, Kronike
        
 

Policia ka mundur që të zbardh vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkodrës në zonën e Livadheve gjatë paraditës së djeshme. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë.

Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë në pranga lidhur me vrasjen e Endri Mustafës ka rënë edhe një 15-vjeçar i quajtur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë Endri Mustafën.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Por kush është Ibrahim Lici, i shpalluri në kërkim që kreu vrasjen?

Ai është prej kohësh i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, aleat i PD, dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit.

Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Por çfarë e lidh viktimën Endri Mustafa me Astmer Bilalin?

Mësohet se Endir Mustafa dhe Astmer Bilali kanë qenë shoku me njëri tjetrin. Emri i tyre del sëbashku në disa ngjarje kriminale.

Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M./ABC News


        
 
Next Post

Denoncime e fakte për manipulimin e zgjedhjeve në PD nga Basha e Berisha: Lista sekrete dhe mbushje kutish

Eurodeputeti ekstremist grek kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Shqipëri brenda këtij viti: Kusht për integrimin në BE

Zeni i boronicave ironi nga Gërdeci: Si mund të jenë gjirokastritët koprracë, kur vetëm 1 person ka votuar 14 herë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In