• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erdogan: Pa anëtarësimin e Turqisë, BE nuk është projekt i plotë

May 10, 2018
in Aktualitet
        
 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maji deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është projekt i plotë pa Turqinë si anëtare të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca e Turqisë njoftohet se presidenti Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e “Ditës së Evropës”.

Duke bërë të ditur se ideja e integrimit evropian pas luftërave dhe konflikteve që kanë zgjatur për vite me radhë ka qenë hapi i parë në arritjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Evropë, Erdoğan tha se “Procesi i integrimit që nisi me bashkëpunimin ekonomik, me kalimin e kohës duke rritur përputhshmërinë në çdo fushë, e ka bërë BE-në në një model të integrimit politik.

Por, lënia pezull e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE e cila është një vend i Evropës tregon se nuk ka mundur të plotësohet integrimi i Evropës”.

“Projekti i një Bashkimi Evropian pa praninë e Turqisë si një anëtare e plotë është i papërfunduar.

E ardhmja e Bashkimit dhe vlerat universale mbi të cilat BE pretendon se është ndërtuar, siç janë të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, demokracia, barazia dhe drejtësia, po përballet me sfida serioze në botën e sotme ku pasiguritë globale rriten çdo ditë”, tha presidenti Erdoğan.

Sipas tij, “Kërcënimi më i madh për të ardhmen e Evropës vjen sërish nga vetë brenda saj. Përhapja e rrymave të tilla si diskriminimi, racizmi, urrejtja kundër të huajve dhe islamofobia mbajnë peng jetën socio-politike të Evropës”.

Në vijim Erdoğan ka theksuar se shumë politikanë evropianë heshtin dhe nuk reagojnë kundër këtyre rrymave që përbëjnë kërcënim për të ardhmen e përbashkët të Evropës.

“Do të thotë errësirë edhe e ardhmja e një Evrope ku pothuasje çdo ditë digjet një vend adhurimi, ku sulmohen bizneset e muslimanëve, ku njerëzit përballen me sulme verbale dhe fizike për shkak të gjuhës, fesë dhe ngjyrës së ndryshme që kanë ato.

Anëtarësimi i plotë i Turqisë krahas kontributeve ekonomike, politke dhe sociale do të ofrojë mundësinë më të madhe për të cilën BE-ja ka nevojë në këtë luftë përballë këtyre kërcënimeve”, potencoi Erdoğan.

“Vendi ynë ruan ende angazhimin e tij ndaj procesit të anëtarësimit të cilin e sheh si një qëllim strategjik, pavarësisht nga sabotimi i shkaktuar nga ambiciet e disa shteteve anëtare.

Turqia, në përputhje me interesat e përbashkëta dëshiron të vazhdojë mekanizmat e bashkëpunimit aktual që ka me BE-në në shumë fusha”, nënvizoi Erdoğan.


        
 
Next Post

19 vjecari, super talenti shqiptar firmos me Bayern

Video/ 12 tonë çokollatë derdhen mbi një autostradë në Poloni

Po i mbytej qeni, Zonja e Parë e Brazilit hyn vetë në ujë për t’a shpëtuar!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In