• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Saimir Vishaj rrëzon Berishën: Padia ndaj Blinken në Francë e pavlefshme, vendimet e Sekretarit Amerikan nuk mund të ankimohen

May 26, 2021
in Aktualitet, Debat

Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka rrëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shprehte se nisma e ish-liderit demokrat për të paditur për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korrektuese të Parisit në Francë ka për të rezultuar një flluskë sapuni.

Vendimi erdhi pas përcaktimit të familjes Berisha si “të papërshtatshme” për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit nga DASH, ndërkohë që ky rast mund të duket i habitshëm për publikun, për shkak se as paditësi dhe as i padituri nuk janë rezident në Francë. Por për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje, gazeta foli me juristin dhe avokatin e njohur, Saimir Vishaj.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh se padia e Berishës ndaj zotit Blinken në Francë është e pavlefshme, ndërsa theksoi se vendimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, sipas tij, janë të paankimueshëm. “Nuk është kompetente gjykata e Francës për të gjykuar një padi, siç është në rastin konkret padia e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën Korreksionale të Parisit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nuk është kompetente gjykata qoftë nga kompetenca lëndore apo tokësore dhe e dyta të gjitha vendimit e Sekretarit Amerikan të Shtetit nuk janë të ankimueshme në gjykatë”, deklaroi kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj për gazetën “SOT”. Pra, duket qartë që ish-kryeministri Sali Berisha do ta ketë të vështirë përballjen e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit është një ndër njerëzit dhe shtetarët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se ai e ka marrë vendimin për të shpallur “non grata”, ish-liderin demokrat bazuar në fakte dhe prova. Megjithatë, mbetet të shihet se si do të shkojë kjo përplasje Blinken-Berisha.

Gjykata franceze nuk ka juridiksion mbi vendimin e DASH

Por përtej kësaj çështja në fjalë ka disa nivele vështirësie, pasi pyetja e parë që i vjen në mend kujtdo është nëse gjykata ku do ankohet Berisha ka juridiksion mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit apo jo. Po kush është misioni dhe çfarë është kjo gjykata francez, tek e cila ish-kryeministri Sali Berisha ka trokitur për ta pajtuar që t’i pastrojë atij njollën që i kanë vendosur amerikanët?

Kështu, sipas një verifikimi që ka bërë gazeta, Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris, e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite. Kjo gjykatë funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është Gjykata Penale ku do apelojë edhe Berisha e më pas është Gjykata e Policisë për kundërvajtjet e lehta.

Kjo gjykatë ka të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet që kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit të Francës. Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francezë. Ish-kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në Gjykatën Korreksionale të Parisit. Por kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekretarit të Shtetit Blinken. /Rigels Seliman

Next Post

“Sali Berisha shihe krimin tënd në fytyrën time”, Erion Braçe publikon fotot që po ‘thyejnë’ rrjetin dhe shpërthen i revoltuar: Asgjë nuk harrohet! Kryetari i PS në burg dhe...

VIDEO/ Rama poston pamjet përrallore të kësaj kryevepre që është drejt përfundimit, pritet të bëjë realitet ëndrrën e madhe të...

Ja si reagon Rama kur e pyesin për vendimin e DASH që e shpalli Berishën "non grata"

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved