• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kokaina e Maminasit dhe çështja “Llalla”, përplasjet Marku-Hajdarmataj që sollën largimin…

May 10, 2018
in Aktualitet

Shkarkimi i Besim Hajdarmataj nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhet me një konflikt të lindur mes tij dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

E para mes dy drejtuesve të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, kanë filluar në muajin shkurt 2018, kur në Maminas, Prokuroria drejtoi një operacion së bashku me Policinë e Shtetit, duke konfiskuar 613 kg kokakinë të fshehur në banana të ardhura nga Kolumbia.

Për këtë hetim mësohet se Arta Marku nuk ka pasur dijeni, për më tepër kryeprokurorja nuk është njoftuar në kohë nga Besim Hajdarmataj edhe pasi kishte finalizuar operacionin për bllokimin e drogës dhe arrestimin e dy personave të tjerë, dhe shpallur në kërkim pronarin Arbër Çekaj, shkruan Shqiptarja.com.

 

Situata mosbesuese ndaj drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë akoma dhe më e dukshme, kur në këtë prokurori, mbërriti nga Durrësi dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Presioni i Markut mbi Hajdarmataj ka qënë që çështja e Llallës të ketë përparësi më tepër dhe të hetohet deri në fund, duke konkluduar me një vendim përfundimtar, gjë që nuk ndodhi.

Hajdarmataj ishte emëruar në 16 mars 2016 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ish-kryeprokurori Llalla, të cilin tashmë po e hetonte për katër vepra penale.

Kjo dosje, e vuri Hajdarmataj në një situatë të pakëndshme dhe në një provë për të hetuar ish-shefin e tij Llalla, i cili e kishte promovuar menjëherë sapo kishte marrë mandatin e kryeprokurorit, duke e caktuar fillimisht drejtues në Pokurorinë e Durrësit dhe më pas në krye të Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve të TemA, Hajdarmataj refuzoi që të firmoste urdhër-arrestin për ish-shefin e tij, pavarësisht provave kompromentuese.

Ndaj dhe Marku vendosi ta largonte atë.

Next Post

FOTO/ 'Parku i Evropës' në zemër të Tiranës, bukuritë e BE mbërrijnë në kryeqytet

Prisni përgjigjet e Lotarisë Amerikane? Ambasada e SHBA bën njoftim të rëndësishëm

Mustafa Nano provokon sërish: Ata që dhunuan veteranët matufë te Varrezat janë rrugaçë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved