• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ekskluzive/ Pagat dhe dietat e krerëve të drejtësisë dhe politikës për 2020, kryesojnë Vitore Tusha e Sandër Simoni deri në 40 mijë USD, ja ku renditen Meta, Ruçi dhe Rama

June 5, 2021
in Kronike
        
 

Njerëzit e drejtësisë së re paguhen nga 30-40 % më shumë se sa krerët e shtetit, rrjedhimisht edhe të politikës shqiptare.

Referuar deklaratave të pasurisë për vitin 2020, të siguruara nga Shqiptarja.com, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila ushtron edhe kompetencat e kryetares, ka marrë 3.4 milionë lekë pagë ose 34 mijë USD për vitin 2020.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë periudhës mars-dhjetor 2020, deklaron 2.9 milionë lekë. Sandër Simoni, i cili gjatë vitit 2020 ka drejtuar Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë dhe në 2021 u emërua në Gjykatën e Lartë, deklaron rreth 4 milionë lekë ose 40 mijë USD të ardhura nga paga.

Krerët e KLP-së dhe KLGJ, Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami kanë marrë nga 2.8 milionë lekë pagë vjetore. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë marrin gjithashtu nga 2.8 milionë ose 28 mijë USD paga në vit.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta deklaron 1 981 114 lekë të ardhura nga paga për vitin 2020, si dhe 600 euro dhe 960 USD të ardhura nga dietat si kreu i shtetit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaron 2.3 milionë lekë ose rreth 23 mijë USD të ardhura nga paga për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama deklaron 1 777 430 lekë ose rreth 17 mijë USD të ardhura nga paga dhe zero dieta.

Ndonëse pagat e njerëzve të drejtësisë së re janë trefishuar, duke tejkaluar Presidentin, kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, në Shqipëri zyrtari më i paguar vijon të mbetet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko. Paga vjetore e kreut të BSH, përfshirë edhe shpërblime është mbi 6 milionë lekë ose 60 mijë USD. Paga vjetore neto e Sejkos është 5.8 milionë lekë, ndërsa bruto 4.1 milionë lekë, por guvernatori deklaron deri në 20 mijë USD në vit dita dhe shpërblime./Adriatik Doçi/ Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Rama për Bild: Anëtarësimi në BE si “Në pritje të Godosë”

Asnjë humbje jete prej tre ditësh, vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit!

Facebook pezullon për dy vjet llogaritë e Trump! Ish-presidenti: Fyerje e madhe!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In